Në një tren mallrash në Gjevgjeli kapen 50 shtetas nga Iraku dhe Siria

Policia nga KF “Bogorodicë” në bashkëpunim me doganierët dhe me punonjësit e HM, dje në orën 10:15 minuta në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli në një tren mallrash që qarkullonte në relacionin nga Selaniku për në Kosovë, zbuloi 50 shtetas të huaj nga Afganistani, Siria dhe Pakistani, njoftoi MPB-ja.
Personat tentuan në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin nga Greqia në Maqedoni.

Pas masave të ndërmarra migrantët janë dorëzuar në kalimin kufitar Idomeni, Greqi, ndërsa gjithashtu janë dorëzuar tre persona- shtetas nga Siria, që janë zbuluar nga ana e policëve në Vallandovë, gjithashtu tentoi në mënyrë ideale ta kalojnë kufirin e Maqedonisë.

Para disa ditëve më shumë se 100 migrantë ilegalë nga Siria dhe Iraku, u gjetën në stacionin hekurudhor në vagonët e trenit të mallrave që transportonin qymyr nga Selaniku.

Lajme të ngjashme

Back to top button