Policia rreshtohet para gjykatave në rast se protestohet për rastin ‘Monstra’

Edhe pas paralajmërimeve se nuk do të ketë protesta në rrugë nga Këshilli Organizativ për Rastin “Monstra”, policia është rreshtuar para Gjykatave në pritje të protestuesve.

Nga MPB thonë se kjo bëhet si masë parandaluese, në rast se mbahen protestat për rastin ‘Monstra’.

Në protestat e fundit nuk kishte incidente. Nga Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin “Monstra” ditë më parë njoftuan se do të vazhdojë protestën por pak më ndryshe, jo rrugëve por përmes peticionit.

“Konform strategjisë së miratuar nga ana e Këshillit , për një afat të pacaktuar , protestat do t’i zëvendësojmë me organizimin e Peticionit Mbarëkombëtar kundër proceseve të montuara politike. Ky Peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së punkteve të ndryshme në të gjitha qytetet e Maqedonisë, në të cilat qytetarët duke e nënshkruar këtë peticion , do të mund të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor. Me këtë Peticion si formë e solidarizimit kombëtar, punkte të ngjashme do të hapen edhe jashtë Maqedonisë me çka bashkëkombësit tanë anembanë botës do të mund të japin përkrahjen e tyre kundër shkeljes së të drejtave elementare kombëtare. Nga pamundësia e prezencës sonë në të gjitha punktet jashtë Shkupit si dhe në Diasporë, Peticioni atje do të realizohet nga qytetarë apo shoqata të autorizuara nga ana e Këshillit”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ dhe Koordinues për rastin ‘Monstra’.

Lajme të ngjashme

Back to top button