Tokat bujqësore në pronësi të shtetit në ankand publik

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të fillojë me ankandin publik elektronik me qira të tokave bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe prej 10 hektarëve. Së pari do të publikohen mbi 6.000 hektarë në më shumë komuna të Maqedonisë.

Këtë e theksoi zëvendësministri Vanço Kostadinovski në konferencën e sotme për shtyp, duke potencuar se shpalljet për toka bujqësore nën 10 hektarë do të vazhdojnë edhe më tutje të zbatohen në formë të letrës.

“Me ndryshimet e ligjit për toka bujqësore të cilat u sollën këtë javë dhe me të cilat parashikohet ankand publik elektronik për sipërfaqet tokësore prej mbi 10 hektarë, presim të rritet konkurrenca dhe transparenca e procedurës që do të mundësojë arritje të çmimit më të madh të qirasë. Të gjithë aplikuesit, persona fizik ose juridik, të cilët do të vendosin të marrin pjesë në procedurën do të duhet të tregojnë para fillimit të saj se janë rregulluar të gjitha kontributet”, tha Kostadinovski.
Ai potencoi se në auducionin elektronik do të ofrohen blloqe më të mëdha, për të cilat, ashtu siç tha, më së shpeshti janë të interesuar ato të cilët janë të gatshëm të investojnë dhe për atë të paguajnë qira më të madhe.

“Vlera më e shpeshtë e pjesëmarrjes elektronike do të jetë 25 euro për tokë prej klasës së parë të kadastrit deri në të pestën dhe 15 euro për tokë nga klasa e pestë deri në të tetën. Në varësi të qëllimit se për çka do të shfrytëzohet toka qiraja do të jetë për periudhën prej 15 deri në 30 vjet”, theksoi Kostadinovski.

Ai saktëson se të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje publike do të duhet paraprakisht të lajmërohen në ministrinë ku do t’ju jepet emri shfrytëzues dhe shifra për pjesëmarrje në ankand. “Procedura do të konsiderohet e suksesshme përderisa në të ka të paktën një pjesëmarrës i cili ka dhënë mbi çmimin fillestar për hektarë, ndërsa pjesëmarrja publike nuk do të mund të zgjasë më shkurt se 15 minuta. Përderisa lëndë e shpalljes publike është blloku me kufij natyror i formuar nga më shumë parcela të kadastrit me klasa të ndryshme të kadastrit do të vërtetohet çmimi fillestar mujor për hektarë”, informon Kostadinovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button