Nis sonte edicioni i 53-të ‘Vera e Ohrit’

Më shumë se 840 artistë nga Rusia, Sllovenia, Gjermania, Italia, Turqia, Brazili, Polonia, Kroacia, Lituania, Hungaria, Kanadaja, Shqipëria, Suedia, SHBA-ja, Ukraina, Armenia, Franca, Britania e Madhe, Kina, Argjentina, Serbia, prej të cilëve një pjesë e madhe për herë të parë vijnë në Maqedoni, do ta shënojnë programin e pasur të edicionit vjetor të 53-të me ra radhë të festivalit “Vera e Ohrit”.

Hapja solemne e festivalit, e cila çdoherë paraqet ngjarje unike që kujtohet, këtë vit është rezervuar për performancën e baritonit të njohur botëror, ylli i operës nga Rusia Dimitri Hvorostovski. Maestro Hvorostovski, për zërin e të cilit kritika botërore thotë se “ka erë të luksit”, sonte do ta ndezë zjarrin e festivalit nga Teatri antik, së bashku me Orkestrën dhe Korrin e Operës dhe baletit të Maqedonisë, nën dirigjim të Konstantin Orbelman.

Hapjen e festivalit do ta shpallë presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili është mbështetës i manifestimit.

Në kuadër të manifestimit tonë më të madh muzikor skenik, prej sonte e deri më 20 gusht Ohri do të jetojë me art, prej sonte do të shkëlqejnë skenat e Teatrit antik “Shën Sofja”.

Një pjesë e emocioneve që e bart festivali këtë vit do të jenë ngjarjet e dyshes në piano Korolevi, violinisti i njohur botëror Antonio Menezes, emri i papërsëritshëm i violinistit Nemanja Raduloviq… Artistët e mëdhenj të artit tani më rregullisht janë pjesë e “Verës së Ohrit, me çka vetëm konfirmohet renomeja e lartë e manifestimit, famën që e gëzoi në Asociacionin e festivaleve botërore, ndërsa Ohrin e radhit ndër pjesët nga skena elite artistike botërore”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button