Arsimtarët shqiptarë të shkollës “Panajot Ginovski” kërkojnë punësime dhe zëvendësdrejtor

Arsimtarët shqiptarë të shkollës fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit në Shkup disa herë kanë kukuar zëvendës drejtor shqiptarë pasi që më shumë se gjysma e nxënësve janë shqiptarë, por kërkesa e tyre nuk është miratuar.

Përfaqësuesi i këshillit të arsimtarëve shqiptarë në këtë shkollë, Selajdin Hamidi bën të ditur për Portlab se që nga viti 2005 po bëhet një kërkesë e tillë, po që ajo po has në vesh të shurdhër.

“Tani bëhen dhjetë vite që nga hera e parë kur filluam të kërkojmë zëvendës drejtor shqiptarë në këtë shkollë. Dhe jo vetëm kaq, nxënësit shqiptarë janë më shumë se gjysma dhe me ligj na takon por ja qe deri para disa muajve ne edhe në administratë nuk kishim asnjë shqiptar”, tha Hamidi.

Ai shtoi se vjet është hap konkurs për herë të parë për pranimin e një pedagogeje shqiptare dhe kjo gjë u realizua por kjo nuk mjafton.

“Pas pothuajse dhjetë viteve kërkesë u miratua vetëm për një post shqiptar. Ne do të takohemi edhe me prindërit dhe do të bëjmë sërish kërkesë për zëvendës drejtoj dhe psikologe shqiptare sepse kemi nevojë dhe me ligj pas Marrëveshjes së Ohrit kjo na takon”, shtoi Hamidi.

Sa i përket ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hamidi tha se ende nuk kanë bërë kërkesë për ndonjë takim, por që një gjë e tillë mund të behët në të ardhmen e shkurtër.

“Deri tani Komuna e Butelit nuk na ka marrë parasysh kërkesat tona dhe na kan thënë që duhet të ankohemi në MASH, nga MASH thonin qe kompetencat i ka komuna, kështu luanin pingpong me problemin tonë. Tani që kemi ministër shqiptarë do të kontaktojmë dhe t’i sqarojmë problemet tona që po përballemi tani më një kohë të gjatë”, tha Hamidi.

Sa i përket numrit të nxënësve Hamid thotë se nuk japin numra të saktë nga drejtoria, por duhet të jenë rreth 700 nxënës, prej të cilëve më shumë se gjysma janë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button