Blerina përsëri Kampione Ballkanike

Blerina Seferi (44kg), talente e xhudos nga Klubi i xhudos “ Ippon” nga Shkupi përsëri ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik i cili është mbajtur në Tekirdag të Turqisë, duke u dekoruar me medaljen e artë dhe kështu duke u bërë për herë të dyte kampione ballkanike. 

Përveç Blerinës, nga Maqedonia me medaljen e artë u dekorua edhe Borçe Angelov ndërsa medalja e bronztë shkoi te Arberesha Rexhepi. Të tre reprezentuesit nga Maqedonia shkuan me ngjyrat e Federatës së xhudos në Maqedoni e cila ne Kampionatin Ballkanik prezantoi me 8 xhudistë ku gjashtë prej tyre femra dhe dy meshkuj. 

Këtij rezultati të Blerinës, Arbëreshës dhe Angelovit i parapriju një stërvitje 10 ditore në Kodrën e Diellit në Tetovë ku u financua nga vetë Klubi i xhudos “Ippon” nga Shkupi, ndërkohë që rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik të Turqisë, janë nota pozitive për vetë xhudizmin në Maqedoni. 

Selektori nga Maqedonia Horan Mickovski, shprehu krenarinë e tij që të tre xhudistët nga Maqedonisë në mënyrë dinjitoze mbrojtën ngjyrat e Maqedonisë. 
“Unë i përgëzoj për luftën që bën në teren, për dëshirën për fitore, për zemrën e tyre që lanë tek tatamite, për atë që sot ishin ambasadorë të vërtet të Maqedonisë në sport dhe se janë të barabartë me moshatarët e tyre nëpër shtete të ndryshme. 
Është i dukshëm gëzimi tek unë sepse me medaljet e fituara nga Blerina, Arbëresha dhe Angelov, hymë në histori sepse ky rezultat është rezultati më i mirë i arritur në historinë e xhudos në Maqedoni deri më sot”, theksoi Mickovski, i cili nuk e fshehu dëshirën e tij që me këto tre xhudistë mos përfundojë këtu port ë luftojnë drejt medaljes olimpike.

Lajme të ngjashme

Back to top button