Kina “kufizon” zgjedhjet në Hong Kong

Parlamenti i Kinës ka kundërshtuar nominimet e hapura për zgjedhjen e udhëheqësit të Hong Kongut. Autoritetet kanë thënë dy ose tre kandidatë do të emërohen nga një “komitet i veçantë”

Vendimi pritet të kufizojë zgjedhjet dhe të çojë në përzgjedhjen e kandidatëve që mbështesin Pekinin.

Vendimi po ashtu mund të shkaktojë protesta në Hong Kong, vendin i cili është kthyer nën sundimin kinez nga Britania në vitin 1997.

Aktivistët në Hong Kong kanë kërkuar që Pekini t’iu lejojë votuesve që të zgjedhin shefin e tyre ekzekutv nga një listë e hapur e kandidatëve.

Ata kanë kërcënuar se do të mbyllin qendrën e biznesit të qytetit me protesta nëse Pekini nuk lejon zgjedhje të lira.

Pekini, në anën tjetër, ka paralajmëruar aktivistët kundër protestave përçarëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button