“Maqedonishtja, gjuhë e shpikur nga komunistët”

Kryeministri grek, Andonis Samaras tha në Starsburg se gjuha maqedonase është e shpikur nga komunistët dhe se është pikërisht Shkupi ai që nuk po lëshon pe në dialogun për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Këtë përgjigje Samaras e dha kur atij iu shtrua pyetja se çfarë do të bëhet me çështjen e zgjidhjes së emrit me Maqedoninë dhe problemet që kanë Shkupi me Athinën, pas në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Injorova se gjuha maqedonase ekziston. Procesi i integrimit nuk bëhet sipas orarit, por sipas meritave. Në Këshillin e Evropës vendosëm që të mos çelim negociata me shtetet të cilat edhe sot nuk i kanë përmbushur kriteret, sepse me këtë do vihej në pikëpyetje kredibiliteti i tërësishëm i procesit të zgjerimit të BE-së. Tani, kur ma keni shtruar pyetjen, dua të shtoj se kur mos lëshuarja pe e zëvendëson dialogun, gjërat bëhen shumë të vështira për t’u zgjidhur. Sa i përket Greqisë, në vlerësojmë se Shkupi është treguar shumë e ngurtë në qëndrim, duke mos lëshuar pe, dhe kjo është shenjë jo e mirë jo vetëm për Greqinë por për gjithë borën, tha kryeministri grek, Samaras, raporton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button