Si u turpërua komuna e Tetovës…..për dy fshesa e tre lopata! (FOTO)

E nderuara kryetare e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi (dhe i nderuari drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale z. Xhelal Ceka).

Letër nga qytetarë të brengosur të Tetovës,

Ashtu si me një lule nuk çel pranvera, njashtu edhe me ca lule të mbjella para Pallatit të kulturës, dhe pastrim VETEM të rrugëve të qendrës së qytetit….NUK PASTROHET TETOVA!

Jemi një grup i qytetarëve të brengosur, që për çdo ditë e frekuentojmë bulevardin Bllagoja Toska, pasi që aty edhe jetojmë (t’ua lehtësojmë, nga semaforët afër Qendrës sportive drejt stadiumit të qytetit).  Për çdo ditë, pamja e rrugës që na përshëndet çdo  mëngjes e mbrëmje, po bëhet sa e shëmtuar aq edhe e neveritshme! Për më keq, nga papastërtia e njërës nga rrugët kryesore të qytetit! Nga ai pluhuri aty që ngritet mbi të gjitha shtëpitë tona! Nga mbeturinat e shumta në rrugë, që sot janë aty, e nesër pak më tutje, dhe pasnesër prapë aty ku ishin (falë erës që i shëtit sa për të mos u bezdisur mbeturinat!)

Kjo rrugë e jona, po qan për nja dy fshesa t’ia lakmojë asfaltin e t’ia heqin mbeturinat, për nja tre lopata t’ia kruajnë pluhurin që është mbledhur e është bërë rërë e trasuar anash rrugës-pranë trotuarit që nga dimri (apo dimrat) që kaluan, e për pak ujë cisterne ta freskojë e lajë se u dogj me vite!

Për ironi të fatit tonë, dhe të shumë qytetarëve të Tetovës, programi juaj parazgjedhor ishte mjaft i zbukuruar, posaçërisht në pjesën e pastërtisë dhe higjienës komunale. Program ky që ne e votuam, gjegjësisht ju votuam Juve znj. Kryetare e komunës! Por ja, që na latë e na harruat, dhe na diskriminuat përkundër  fatlumët e rrugëve të qendrës së qytetit.

Po Ndërmarrja publike komunale (NPK), që edhe duhet ta pastrojë qytetin, ku mbeti? Mos shkoi në pushim nja dy-tre vite? Nëse rrugët e qendrës së qytetit pastrohen mirë e mirë, me fshesa e lopata, dhe me cisternë, pse nuk  po i çon NPK-ja pak andej nga ne? Po na morri malli more drejtor ti shohim pak punëtorët e NPK-së më fshesa e lopata këndej nga rruga jonë. Po vetëm 5 minuta në këmbë jemi larg qendrës së qytetit, s’jemi dhe aq larg! As edhe korpa nuk kemi nëpër trotuaret. Nga e gjithë kjo tragjedi, e vetmja gjë që bëhet është mbledhja e mbeturinave VETËM NGA BRENDA kontejnerëve z. drejtor, ndërsa e kemi dëshmuar edhe vetë së punëtorët tuaj nuk lëvizin as edhe një leckë apo kuti kartoni nëse është mu aty pranë kontejnerëve…..pasiqë NUK ËSHTË BRENDA!

Nuk duam demante, komente e arsyetime ndaj kësaj letrës tonë e fotove që dëshmojnë vetë, por duam aksion pastrimi dhe barabarësi si në rrugët e qendrës së qytetit, si në rrugën përpara komunës!!! Ashtu si që i paguajmë edhe faturat e NPK-së, ashtu edhe kërkojmë vetëm atë që na takon! E për pastrim me fshesa e lopata, e me cisternë me ujë, nuk Ju nevojitet investim plotësues-pasi që i keni të gjitha ato!

Duke shpresuar se kryetarja e komunës znj. Teuta Arifi dhe drejtori i NPK-së z. Xhelal Ceka do të vetëdijesohen se EDHE NE JEMI TETOVË, e përmbyllim këtë letër me foto-dhuratat në vijim:

Mbeturina Tetova hedhurina (7)

Mbeturina Tetova hedhurina (8)

Mbeturina Tetova hedhurina (9)

Mbeturina Tetova hedhurina (10)

Mbeturina Tetova hedhurina (11)

Mbeturina Tetova hedhurina (12)

Mbeturina Tetova hedhurina (13)

Mbeturina Tetova hedhurina (14)

Mbeturina Tetova hedhurina (15)

Mbeturina Tetova hedhurina (16)

Mbeturina Tetova hedhurina (1)

Mbeturina Tetova hedhurina (2)

Mbeturina Tetova hedhurina (3)

Mbeturina Tetova hedhurina (4)

Mbeturina Tetova hedhurina (5)

Mbeturina Tetova hedhurina (6)

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ju uroj per shkrimin dhe fotot e shkrepura por ju siguroj se keni bere nji leshim te madh per krahasim eshte dashur ne te njejten dite te shkrepish edhe ca foto nga hajducka mahalla dhe nga qendra sportive ose me sakte ku jeton komuniteti maqedon (ku eshte i perqendruar) dhe do te shihni se aty cdo gje eshte paster si ne mandatin e Lkes ashtu edhe ne mandatin e Arifit ,sikur kane nji mareveshtje me komunitetin maqedon qe ata ti mbajne paster ose kan presione nga Udheheqesi i tyre z.Gruevski eshte mendim personal andaj u lutem per nji reflektim ne kete drejtim me respekt per artikullshkruesin ????

  2. Me pelqeu menyra si jane shprehur pakenaqesite por une mendoj se gjendja e ketille ne qytetin tone nuk eshte vetem si pasoje e mungeses se angazhimit te punetoreve komunal por nje pjese e madhe e fajit eshte tek ne ‘Qytetaret’.Po huazoj eksperiencen time,me ndodh shpesh te jem deshmitare ne situata mjaft te pakendshme kur grupe njerezish, qeset e tyre te mbushura me mbeturina i hedhin nga vetura neper rruge,apo individe qe leshojne berlloqet nga dora pa turp edhe kur kontejneret jane fare prane.Kur nuk ka kulture minimale individi saqe mos te jete nevoja te behen biseda te ketilla edhe qindra kontejnere te kete qyteti ne perseri jemi ato qe jemi.Te pandergjegjshem dhe te pacipe!

Back to top button