Nxënësit duhet t’i lajnë duart para se të fillojnë orën e mësimit

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe fëmijët e kopshteve ditën e parë të shkollës do ta fillojnë duke larë duart dhe pastruar këpucët si masë preventive për të parandaluar përhapjen e Hepatit A.

Këtë vendim e solli Komisioni për sëmundjet ngjitëse për shkak të epidemisë së verdhëzës . Mjeku Zharko Karaxhovski, specialist epidemiolog nga Instituti për shëndetin publik tha se janë marrë gjitha masat dhe aktivitetet për mbrojtjen në shkolla nga Hepatiti A. Me këtë rast do të shqyrtohet higjiena në objektet shkollore si dhe do të edukohet personali i të gjitha shkollave se si të mbrohen nga kjo sëmundje.

Ai përjashtoi spekulimet se epidemia ka ardhur nga uji i kontaminuar.

“Spekulimet që po bëhen se kjo sëmundje është përhapur nga uji, janë përjashtuar. Kjo ka ardhur deri transmetimi i virusit nga kontakti mes njerëzve nëpërmjet durove të papastërta. Me fjalë tjera kjo është infeksion fekale-oral”, tha Karaxhovki për Vest.
Nga shpallja e epidemisë së vadhëzës, deri më tani janë regjistruar 119 raste, nga të cilat 36 në Shtip, 83 në Shkup dhe disa në Gostivar dhe Kumanovë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button