Me vdekjen e Ibrahim Pashës, mbaroi ekspansioni Islam?

Në librin “Problemet Shqiptare” të Mehdi Frashërit, jepet një shpjegim për Ibrahim Pashën, kryevezirin e Perandorisë Osmane. Me siguri ai do kontribuojë në gjetjen e identiteti të Ibrahim Pashës, por edhe gjenialitetin e tij, duke pas parasysh se Mehdi Frashëri ishte nipi i Sami Frashërit, njohësit më të mirë të historisë osmane.
“Prej 27 Vezirëve të Mëdhenj shqiptarë në Perandorinë Osmane kane qenë disa me një famë të përbotshme, si Ibrahim Pasha nga Parga e Çamërisë. Historianët evropianë të shekullit të XVI thonë se Ibrahim Pasha megjithqë u bë dhëndri i Sulejmanit të Madhërishëm edhe Vezir i Madh ishte edhe i krishterë tinëz, edhe ne kthinën, ku kishte shtratin, mbante kurdoherë një ungjill. Ky njeri me të vërtetë ka qenë i zgjuar dhe i ditur aq sa kur kam studjuar bisedimet e tij që kishte pasur me ambasadorin e Francës, kam kujtuar sikur kisha përpara ndonjë bisedë të Talleyrandit ose të Bismarkut.
Aso kohe grand vezirët, gjithmonë vinin nga karriera ushtarake, edhe në luftërat me rëndësi kryesonin ushtritë e Rumelisë dhe t’Anadollit.
Ky Ibrahim Pashë, kur vinte me ushtri, kudo që gjente vepra arti si trupore etj, që ishin ende të bartshme,i merrte dhe i sillte në Stamboll. Kjo tregon mendjen e prehtë dhe estetike të tij. Kjo gjë kishte tërheqë vërejtjen e Osmanllinjve, saqë një vjershëtor, në formë kritike, kishte thënë vjershën e poshtëshënuar, në gjuhën persishte, siç ka qenë zakoni atëherë në Stamboll:
“Du Ibrahim amet bediri xhihan
Jegji put shiqen, jegji put nishan”.
Kjo domethënë:
“Në këtë botë erdhën dy Abraham,
njëri theu idhujt,
tjetri i mblodhi edhe i ngrehu.”
Ndaj vjershëtorit, Abrahami i parë ishte profeti i Izraelitëve, i cili si profet semitik ishte kundër idhujvet. Abrahami i dytë, ndaj vjershëtorit, ishte ky Ibrahim Pashë Shqiptari që përmendëm më sipër.” – shkruan në librin e rilindasit shqiptar.

Por në anën tjetër, pavarësisht mendimit jo të mirë mbi figurën e tij, sot kur historia është më e ftohtë, arrihet në përfundim, se me ekzekutimin e tij, 1536, arrihet de facto edhe fundi i ekspansionit të madh të osmanëve por edhe i Islamit do thekson historiani i orientit, Andre Clot.

Gjatë jetës së tij dhe si udhëheqës, Ibrahim Pasha, fitoi betejën e Beogradit e Rodosit, betejën e Mohakëve ku pushtoi tërë Hungarinë, duke arritur deri në portet e Vjenës. U bë shkak edhe i fitoreve në lindje. Qetësoi situatën në Egjipt, dhe fitoi disa beteja kundrejt persëve.

Në kohën e ekzekutimit të tij, Perandoria Osmane ishte në kulmin e saj të zhvillimit dhe ekspansionit, duke tmerruar të gjithë liderët evropianë. Andaj, me vdekjen e tij të papritur, shumë liderë perëndimorë morën frymë lirshëm, edhepse humbën një njohës të saj, Ibrahim Pashën.
Shumë lista të kronologjive islame, nisin me lindjen e Pejgamberit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe mbarojnë në 1536, kohën kur Pargaliu nuk ekzistonte më./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button