Izraeli sulmon dy poste ushtarake në Siri

Ushtria e regjimit sirian, së fundi është duke luftuar rebelët e ushtrisë së lirë siriane, në kufijtë e saj me Izraelin. Nga konfrontimet e përgjakshme, disa raketa janë lëshuar në drejtim të regjimit hebrenj, ku si pasojë u plagos rëndë një ushtar i saj.
Menjëherë ka qenë përgjigjja e ushtrisë izraelite duke sulmuar dy poste ushtarake të ushtrisë siriane, por pa saktësuar për vdekje ose lëndime.

Këto ngjarje kanë ndodhur në qytezën Kuneitra, që de jure i takon Sirisë, por pas luftës gjashtë ditore të vitit 1967, kjo rrafshnaltë de fakto është pjesë e Izraelit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button