Ditët e para të Ramazanit, si të jeni produktiv?

Dita 1: Udhëtimi fillon këtu Bismil-lah! 

Më në fund, muaji i bekuar i Ramazanit është këtu mes nesh!

Këshillat e ditës së parë:

1.Pastroni qëllimet tuaja për agjërimin. Sigurohuni që ai është vetëm për Allahun e Lartësuar.

2.Vendosni shumë alarme për një syfyr të von¬shëm -jo për ta humbur atë!

3.Vendosni detyrë vetes një ose dy pjesë 30 minutëshe për lexim Kur’ani çdo ditë (Mund të shtoni më shumë pjesë, por ky duhet të jetë minimumi juaj ditor).

Dita 2: A ju kujtohet Ramazani i shkuar? 

Si ishte ai? Ishte produktiv apo mezi mbijetuat prej tij? Nëse patët një Ramazan jo të suksesshëm vitin e shkuar, mos e përsëritni sërish.

Të ndjerit fajtor rreth Ramazanit të vitit të shkuar nuk do t’ju shpërblejë; vetëm nëse e përdorni atë ndjenjë faji për ndriçuar dëshirën e zjarrtë brenda jush, për ta bërë më mirë këtë vit. Kjo arrihet duke përmirësuar veten dhe jo duke rënë në të njëjtat gracka sikurse vitin e shkuar.

Nga ana tjetër, nëse keni pasur një Ramazan të suksesshëm vitin e shkuar, falënderimi i takon Allahut! Përpiquni të risillni në kujtesë atë që keni bërë vitin e shkuar dhe si mund ta përmirësoni atë.

Dita 3: A jeni i zënë, akoma jo produktiv? 

Kur mendojmë rreth “njerëzve jo produktiv” gjatë Ramazanit, na shkon mendja te ata njerëz që harxhojnë kohë duke qëndruar gjithë natën para televizorit dhe duke fjetur gjithë ditën deri në Ikindi (ose disa herë deri afër Akshamit)!

Është një tjetër grup personash jo produktiv gjatë Ramazanit:

Ata janë “maniatët e punës” – këto mezi gjejnë kohë për të adhuruar Allahun e Lartësuar gjatë Ramazanit sepse janë shumë të zënë me jetën, punën, familjen dhe gjithçka që ata janë të përfshirë. Nuk kanë kohë për të lexuar Kur’an, mezi japim për bamirësi dhe falja e teravive nuk ka ndonjë rëndësi të madhe!

Mund të thoni që, “Nuk është aq keq – të pak¬tën janë produktivë”, por a janë ato në të vërtetë? A janë duke e humbur Ramazanin e tyre? Më qartësisht, nëse ata vdesin sot, do të përfitojnë ata nga koha e tyre e “zënë” apo do të jetë humbje?

Duhet të jemi të kujdesshëm nga lloji i dytë i sjelljes jo produktive. Ai ndikon te të gjithë ne, veçanërisht te ata me axhenda të mbingarkuara. Ramazani mund të largohet prej nesh nëpërmjet stilit të ngarkuar të jetës sonë dhe ne pendohemi ditën e fundit të Ramazanit. Kështu që, le të mos bëhemi pishman këtë vit!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button