Feston Gaza: Arrihet armëpushimi (FOTO)

Pas 50 ditë luftimesh, më në fund merr frymë Gaza, por në tërësi e gjithë bota arabe dhe përkrahësit e kauzës palestineze. Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar armëpushimin e shkruajtur nga Egjipti, njoftojnë për mediat ndërkombëtare përfaqësuesit e dy kampeve.

Nuk ka akoma ndonjë kopje të marrëveshjes, por Hamasi thekson se nga ky armëpushim kanë fituar të gjithë banorët e Gazës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se Izraeli do zhbllokojë Gazën duke hapur 5 vendkalimet kufitare, të lirojë të burgosurit, ka lejuar rikonstruktimin e shtëpive të shkatërruara, si dhe ka dhënë leje për peshkimin në distancë. /Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button