Miliarderi shqiptar mban rezervat më të mëdha të magneziumit në botë

Magneziumi ka potencial të lartë në krijimin e karburantit më efikas për automjete dhe pajisje transportuese.

Instituti Korean i Shkencës dhe Teknologjisë me sukses e kanë zhvilluar dhe testuar teknologjinë e baterisë me magnezium. Faza e zhvillimit tani më është avancuar pasiqë kjo teknologji nuk po përdoret vetëm në laborator, por edhe në automjete. Një i tillë ka qenë i pajisur me këtë bateri të re, dhe ka konfirmuar potencialin e saj, ndërsa rimbushet për vetëm 10 minuta.

Toyota ka njoftuar se do punojë me bateritë nga joni i magneziumit në automjetet e tij. Tani edhe Instituti Korean ka zhvilluar teknologjinë me magnezium që ka densitet të energjisë pesë herë më të madhe se joni i litiumit.

Magneziumi asnjëherë më parë nuk është gjetur si metal i lirë. Aktualisht Kompania Shqiptare e Mineraleve mban rezervat më të mëdha dhe më të pasura të magneziumit: mbi 20 miliardë tonë të vlefshme me triliona dollarë si metal i pastër. Magneziumi në minierat shqiptare është më i miri në botë, me mbi 52 për qind përbërje të magneziumit.

Sahit Muja, president dhe themelues i kompanisë thotë se magneziumi do bëjë bujë në shekullin XXI.

Inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke bërë zbulime të mëdha sa u përket automjeteve më të lehta, trenave, aeroplanëve, kamionëve etj. duke zhvilluar një rrugë që të përdoret magneziumi në pjesë.

Përdorimi i fletëve të magneziumit për të ndrequr pjesë të automjeteve është një përparim i rëndësishëm. Magneziumi është 75 për qind më i lehtë se çeliku, 50 për qind më i lehtë se titaniumi dhe 33 për qind më i lehtë se alumini.

Ndër të tjera, Sahit Muja thotë që ka interesim tejet të madh në blerjen e magneziumit, si burim për pajisje të baterive e pajisjeve tjera.

Magneziumi do e ndryshojë tërësisht pikëpamjen ekonomike për burime të pastërta të energjisë. Gjithashtu, magneziumi mund të përdoret për të prodhuar hidrogjen, turbine te erës, robotë dhe kapjen e dioksidit të karbonit.

Muja thotë që strategjia e tij për të zbuluar magneziumin i ka rrënjët në Shqipëri që para 30 viteve.

“Si themelues i Mineraleve Shqiptare, pata filluar ta mendojë një strategji për të siguruar rezervat më të mëdha dhe të shtrenjta të magneziumit në botë dhe për të udhëhequr në prodhimin e magneziumit në të ardhmen e largët”, tha ai. /CNN/

VERZIONI DESKTOP