Jeta ime ishe ti

Ajo tregoi se kishte njeriun e jetës së saj dhe heshti, e ai heshte dhe kujtohej se si ai nuk ishte njeriu i jetës së saj.

Pas pak, ajo pyeti: “Pse aq pak flasim? Kjo nuk është e zakonshme as në takim të fundit, e lere më kështu, në të parin.”

“Pse?”

“Në të fundit njerëzit flasin shumë që të harrojnë, kurse në takim të parë që të mbajnë atë në mend.”

“Unë nuk kam shumë fjalë tani që të pashë.”

“Pse, pse unë dhe pse tani që më pe?”

“Fjalët duhet të jenë; o të nevojshme, o të drejta. Ti je aq e bukur dhe aq e din këtë gjë, sa që nuk ka nevojë ta them, kurse fjalët tjerat nuk kam drejtë t’i them.”

“Mos do që të shahemi, të harrohemi dhe asnjëherë të takohemi?”

“Jo, sepse njerëzit, për dallim prej krejt krijesave tjera, ndahen edhe me të mirë. Unë mendoja për tjera fjali.”

“Cilat? Thuaj!”

“Jo, por ndoshta i shkruaj, me titull: jeta ime ishe ti”

(Thërrime 99)

Lajme të ngjashme

Back to top button