Obama ta ndalë “holokaustin” në Gazë!

Shefi politik i Hamasit i ka bërë apel presidentit amerikan, Barack Obama, që ta ndalë “holokaustin” në Gazë, si dhe e ka krahasuar kryeministrin izraelit me Adolf Hitlerin

Shefi politik i Hamasit i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të ndërhyjë tek qeveria izraelite për të “hequr rrethimin” e Gazës dhe që të bëjë shtytje për një armëpushim në konflikt për të ndalur një “holokaust” kundër palestinezëve.

“Juve, si udhëheqës i shtetit më të fuqishëm në botë, unë ju bëj thirrje që t’i thoni Izraelin që ta ndalë agresionin e tij në Gazë – dhe të heqë rrethimin, t’i hapë kufijtë dhe të rindërtojë Gazën”, i është drejtuar numrit një të SHBA-së të hënën udhëheqësi politik i Hamasit, Khaled Meshaal, në një intervistë ekskluzive për Yahoo News. “Këto janë kërkesat tona”, është shprehur Meshaal.

Apeli më i drejtpërdrejt drejtuar presidentit është bërë – në gjuhën angleze – tek në fund të intervistës njëorëshe në të cilën janë prekur një mori çështjesh, e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie në një zyre mediale të Hamasit në Doha të Katarit. Intervista ka ardhur në mes të një episodi të ri të dhunës në konfliktin e Gazës, përfshirë vdekjen e një fëmije katërvjeçar izraelit nga një raketë e Hamasit dhe ekzekutimin e 18 kolaboracionistëve të dyshuar izraelitë nga disa pjesëtarë të maskuar të Hamasit. Të shtunën, raketat izraelite kanë shkatërruar një ndërtesë 12-katëshe banimi, duke shkaktuar zjarr të madh dhe duke plagosur 22 njerëz, përfshirë 11 fëmijë.

Në intervistë, në të cilën ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve në arabisht, Meshaal ka qenë herë-herë i ashpër, duke e krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me Adolf Hitlerin. “Cili është dallimi ndërmjet veprimeve të Netanyahut, të ministrit të Mbrojtjes, Moshe Yaalon, dhe të shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave Mbrojtjes të Izraelit, Benny Gantz – të cilët po vrasin mijëra civilë, fëmijë, femra, po shkatërrojnë lagje të tëra, xhami, spitale dhe shkolla të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – dhe atyre të nazistëve dhe të Hitlerit në vitet ’30 dh ’40 të shekullit të kaluar? Ky është holokausti i vërtetë”, ka thënë shefi politik i Hamasit.

Ai gjithashtu ka shtuar se Hamas është “i gatshëm për një armëpushim” dhe është i vendosur të ndalë sulmet me raketa, ndonëse ka insistuar se Obama ka një “përgjegjësi morale” për t’i bërë trysni izraelitëve që të ndalin konfliktin në Gazë. “Kjo është një mundësi për mua që t’i çoj një mesazh popullit amerikan, presidentit Obama dhe kongresit amerikan: Amerika duhet të veprojë moralshëm”, ka deklaruar Meshaal. Shtëpia e Bardhë nuk ka dashur të komentojë për intervistën./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button