Kosovë: Të ndahet Blloku, ose të shkohet në zgjedhje

Vendimi jo i plotë i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që analistët politikë të flasin me rezerva sa i përket asaj se si shteti duhet të dalë nga paraliza e cila e ka kapur tash e një kohë.

Sidoqoftë, bazuar në aspektin politik dhe gjykuar në bazë të vendimit për rrëzimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të Kuvendit, ata konsiderojnë se subjektet politike i kanë në dorë dy mundësi ose shkuarja në zgjedhje të reja.

Analisti Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, ka deklaruar se seanca do të duhej të vazhdonte aty ku ka mbetur dhe se presidentja duhet t’i ftojë partitë politike në konsulta pas vendimit.

“Para se të shkohet në zgjedhje janë edhe dy mundësi, e para, duhet të provohet zgjedhja e Kryesisë së Kuvendit. Unë besoj se partitë do të merren vesh për këtë gjë dhe në këtë formë do t’i hapet rrugë emërimit të qeverisë sipas formulës të ditur nga opinioni i Gjykatës, fillimisht partia e parë, mandej diskrecioni i presidentes.

Dhe e dyta mundësi është që nëse partitë politike vazhdojnë të mos merren vesh, atëherë të provohet një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe në ketë situatë të cilën jemi, mundësinë e dytë besoj faktori ndërkombëtar do ta inkurajonte vetëm për të mos shkuar në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Rashiti.

Ai nuk beson se Gjykata Kushtetuese do t’i udhëzojë deputetët që votimi për kryetar të Kuvendit të behët në mënyrë të fshehtë. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button