Mbi anatominë e totalitarizmit

Është i çuditshëm fakti se sa njerëzit janë të prirë të pranojnë sundim totalitarë bile edhe duke qenë aktiv në formimin dhe ngritjen e këtij regjimi.

Instalimi i këtij regjimi thuaja se çdo herë është bërë me përkrahjen absolute apo plebishitare të popullatës e cila verbërisht përkrahë doktrinën e pushtetit dhe politikat e sajë populiste të cilat paketuar  bukur në ambalazhin e propagandës sipërfaqësisht duken shumë joshëse për plebisin e rëndomtë i cili veprimin e vetë e bazon në përfitimet afatshkurtra.

Kjo rezulton me mbështetje absolute të regjimit dhe përforcimit të themeleve të pushtetit i cili dalëngadalë do të kaploj si kancer të gjitha poret e jetës shoqërore duke kontrolluar çdo gjë e duke ndëshkuar çfarëdo pengese drejt qëllimeve të tij.

Historia njeh raste të shumta të sistemeve totalitare të fuqizuara fillimisht nga përkrahja absolute të popullit, Napoleon Bonaparta shpalli veten perandorë në mënyrë plebishitare duke keqpërdorë euforinë e popullatës pas fitimit të një beteje.

Edhe regjimi i Hitlerit në Gjermani fillet e saja i pati në fitoren e madhe të partisë së tije Nacional Socialiste e cila ofroj një rilindje të industrisë dhe zhvillimit ekonomik të një Gjermanie e cila asaj kohe ishte në kolaps ekonomik pas përfundimit të Luftës së parë botërore.

Kulti i liderit në këtë konstalacion është vendimmarrës sepse në parim jep bindjen e një shpëtimtari apo “Mesija” i cili do të nxjerr popullin nga gjendja e rëndë sociale drejt një të ardhme të ndritur e cila shfaqet në horizont e prapa së cilës në fakt është një proxhektor i kontrolluar i cili reflekton në një pëlhurë iluzioniste.

Në kohën e sotme kemi një evolucion të totalitarizmit apo thënë ndryshe kemi një ndryshim në dukjen e tij mirëpo jo edhe në përmbajtje, tani këto sisteme shfrytëzojnë rregullat demokratike të lojës duke garuar në “zgjedhje të lira dhe demokratike” përkrah oponentëve të tyre politik.

Po cili është momenti dallues i tyre? Ngelet i njëjti kontrolli absolut i pushtetit në të gjitha format, i cili me kalimin e kohës instalon aparaturën kontrolluese në të gjitha segmentet e shoqërisë, e gjithë aparatura shtetërore i vihet në funksion kauzës së sistemit, përfitimet janë të kanalizuara drejt përforcimit të partisë dhe liderit, shpallë oponentët për tradhtarë të kombit, populli ndahet në “tanët dhe tuajt”, shprehja e lirë dënohet në mënyrë indirekte, pushteti propagandën e instalon në çdo rrafsh të shoqërisë dhe jep një pasqyrim të rrejshëm të gjendjes aktuale politiko-ekonomike.

Zgjedhjet tani më janë vetëm formë e sistemit që të proklamoj politikat e saja populiste dhe të shfaqë bindjen se ende ka përkrahjen absolute nga elektoratit.

Gjë që vlen të theksohet është triumfi permanent në zgjedhje, për të qëndruar besnik lojës demokratike lideri gjen forma dhe mënyra se si të qëndroj në pushtet duke lëvizur herë si kryeministër e herë si kryetar shteti dhe çdo herë atje ku është ai e shfrytëzon mekanizmin e ndërrimit të kushtetutës duke i dhënë ingerenca  postit që ai drejton.

Kjo çfarë trajtuam vë në dukje natyrën e sistemit totalitarë i cili përkundër ecjes së kohës ndryshon formën por jo edhe mënyrën e funksionimit si dhe potencon natyrën e njeriut i cili në përkushtim për të arritur një jetë më të mirë shpeshherë ka përkrahur sistemin totalitarë i cili pastaj ka zhvilluar represion në po atë popull që i ndihmoj të ngritet në kolltuk.

Me një fjalë “Përbindëshin nuk e solla unë atë e gjeta në mesin tuaj” do ishte aksioma e çdo udhëheqësi totalitarë drejtuar popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button