Kaos në Stamboll, sulmohen refugjatët sirianë

Policia turke në Stamboll ka intervenuar për të shpërndarë turmën, e cila ishte duke protestuar kundër pranisë së refugjatëve sirianë.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë, kur rreth 300 banorë të Stambollit, të armatosur me shkopinj dhe thika, sulmuan dyqanet dhe automjetet që i përkasin qytetarëve sirianë.

Media turke njofton se shkaku i protestave ishte një sulm ndaj një adoleshenti turk, nga ana bashkëmoshatarëve sirianë, transmeton Telegrafi.

Kurse, anëtarët e Forcave të Sigurisë janë detyruar që të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Televizioni “CNN Turk” raporton se janë plagosur të paktën pesë gra siriane që jetojnë në Stamboll.

Në javët e fundit, janë shpeshtuar përleshjet mes banorëve lokalë dhe refugjatëve sirianë, të cilët, sipas autoriteteve turke, janë rreth 1.2 milion.

Lajme të ngjashme

Back to top button