Merkel flet për përgjimin e Shqipërisë (VIDEO)

Angela Merkel gjatë një interviste për televizionin gjerman ARD, ajo u pyet lidhur me akuzat se shërbimi inteligjent BND ka përgjuar Turqinë. Kancelarja refuzoi të jepte një koment, por ajo nuk i mohoi akuzat.

Gazetari i kujtoi deklaratën e saj në momentin kur plasi skandali i përgjimit të Gjermanisë nga SHBA-të, kur Merkel pati thënë se, “përgjimi mes miqve nuk është i pranueshëm” dhe shtoi se BND ka përgjuar aleatët e Gjermanisë në NATO, Turqinë dhe Shqipërinë.

“Së pari duket të kuptoni hezitimin tonë. Na duhen detaje për natyrën e aktivitetit të BND-së. Nuk mund të flas. Së dyti se, “përgjimi mes miqsh është i papranueshëm” lidhur me SHBA-të ishte në kontekstin e një premtimit. Ky kontekst është i rëndësishëm./ Shekulli


Intervista e Merkle by fstafa

Lajme të ngjashme

Back to top button