Thaçi kërkon qeveri me bazë sa më të gjerë

Kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot është takuar me grupin politik paszgjedhor “6+”.

Kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot është takuar me grupin politik paszgjedhor “6+”, ku kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.“Ishte konkludim i përbashkët se aktgjykimi i Kushtetueses është i qartë dhe se i njëjti duhet të respektohet nga të gjitha palët. U dakorduam që të punojmë bashkërisht për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional. Përkushtimi im mbetet ndërtimi i institucioneve me një bazë sa më të gjerë politike”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button