Sukses i madh i ISIS, merr bazën ajrore në Siri!

Luftëtarë të Shtetit Islamik kanë mundur të shtien nën kontrollin e tyre një bazë ajrore tepër të rëndësishme të qeverisë siriane. 

Lajmi bëhet i ditur nga aktivistë dhe i referohet bazës ajrore “Tabqa”, e cila ishte e fundit e mbetur nën kontrollin e qeverisë së Bashar al-Assadit në provincën Raqqa.

“Pas luftimeve të ashpra mes forcave mbrojtëse në bazën ajrore Tabqa, forcat tona implementuan një operacion rigrupimi pas evakuimit të bazës ajrore”, tha televizioni shtetëror sirian, duke nënkuptuar humbjen e kontrollit ndaj saj.

Kjo tregon se në të ardhmen regjimi sirian do e ketë të vështirë pasi e vetmja përparësi e saj është armatimi ajror.

Më shumë se 191 mijë njerëz janë vrarë tashmë në Siri, që kur nisi konflikti para 3 vitesh, bën të ditur OKB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button