Kongo: Vdesin pacientët me Ebola

Republika Demokratike e Kongos, e ka konfirmuar vdekjen e dy pacientëve me Ebola në këtë shtet.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë mbrëmë se këto raste janë të parat vdekje të pacientëve me Ebola prej shpërthimit të epidemisë në Gueni, Liberi dhe Sierra Leone.

Deri më tash virusi në fjalë ka vrarë mbi 1400 persona.

Në Nigeri deri më tash, ka pasur pesë vdekje të pacientëve me Ebola.

Ndërkohë, një punonjës shëndetësor britanik, i infektuar me Ebola, në Sierra Leone, është evakuaur për në Londër.

Ai është duke u trajtuar në një zonë të izoluar në kryeqytetin britanik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka konfirmuar infektimin me Ebola të një prej punonjësve të saj të huaj në Sierra Leone.

Kjo organizatë ka thënë se punonjësi shëndetësor është duke u trajtuar në Sierra Leone, ndonëse mbetët opsioni i evakuiimit mjekësor për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button