Shaqiri nuk e do stolin, Liverpooli në alarm

Mesfushori i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri ka pranuar zhgënjimin e tij pasi Guardiola vendosi ta lërë në stol, në ndeshjen hapëse të Premier Ligës ndaj Wolfsburg.

22-vjeçari u transferua tek Bavarezët në vitin 2012, por vazhdimisht e kishte të vështirë të startonte pasi duhet të luftonte me Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Duket se mesfushori me origjin kosovare nuk duron më. Ai u la në stol edhe mbrëmë ndaj Wolfsburg dhe ka mbetur i frustuar me trajnerin, Guardiola.

”Trajneri ka vendosur formacionin, kështu që ju duhet ta pranoni atë”.

”Unë duhet të pajtohem me të dhe të përpiqem të imponojë veten [në ekip]. Është e qartë se nëse nuk je në formacionin startues, mbetesh i zhgënjyer”, u shpreh Shaqiri.

Mesfushori nga Zhegra ka kontratë me Bayernin deri më 2016, por Liverpooli vazhdimisht është duke shprehur interesim për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button