Labinot Tahiri: Të dhurojmë gjak në vend se të lagemi me ujë

Labinot Tahiri ka dhënë një ide më ndryshe se sa lagia me akull për arye humanitare – ai thotë të dhurojmë gjak.

Këngëtari i muzikës popullore ishte nominuar nga shumë kolegë të tij për t’u lagur me ujë në iniciativën ALS Bucket Challenge.

Kjo është një “lojë” ku njerëzit lagin veten me ujë me akull për të ngritur vetëdijen dhe dhurojnë para për fondin që do të shkojë në ndihmë personave që vuajnë nga një lloj i veçantë i pashërueshëm i sklerozës, sklerozë amiotrofike laterale. Personat më pas nominojnë pasardhës të cilët duhet të bëjnë të njëjtin veprim.

Por përmes faqes së tij në Facebook, Labi ka dhënë një ide më të mirë se sa vetëm lagia me ujë. Ai thotë se do të dhurojë para, por edhe se do të dhurojë gjak në vend të lagies.

VERZIONI DESKTOP