Shkupi nuk di të ndalet!

Skuadra e Shkupit ka arritur të shënoj fitore të pastërt 2:0 ndaj Kozhuvit në ndeshjen e zhvilluar në Çair.

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani edhe në këtë ndeshje treguan se nuk ka kush ti ndal këtë sezon.

Fatmir Arifi vazhdoi serinë e golave edhe në takimin e sotshëm, duke shënuar në minutën e 27-të për 1-0.

Golin e dytë për Shkupin në këtë ndeshje e shënoi Goran Stankovski në minutën e 53-të./Portalb

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button