10 arsye për Ramazanin të shoqëruar me ndjenjë faji

Cilat janë arsyet që na bëjnë fajtor çdo muaj Ramazani? Këtu janë renditur 10 arsye, që i mendoj shkaktare për këtë gjendje:

1. Pritshmëri jo realiste: Çdo vit, ne e fillojmë Ramazanin me pritshmëri tepër të larta për t’u realizuar.

Sa herë dëgjojmë nga njerëzit duke ju premtuar veteve të tyre se do e përfundojnë 5 herë leximin e Kur’anit këtë muaj, ose që do i falin teravitë dhe namazin e natës secilën natë të Ramazanit? Nuk ka asgjë të gabuar me synimet e larta; në fakt, ne duhet të kemi qëllime të larta për të sfiduar dhe përmirësuar vetet tona.

Gjithësesi, duke njohur vetvetet, ne nuk duhet të vendosim qëllime jo realiste, duke vendosur kështu një trysni të madhe psikologjike mbi vetet tona. Kur e ndjejmë se kemi “rrëshqitur”, qoftë dhe fare pak, ne humbim gjithë shpresën e realizimit të tij dhe biem në sindromën “E bëjmë më mirë vitin tjetër”, në vend që të rregullojmë planet dhe pritshmëritë tona.

2. Ne nuk “lëshojmë pe” gjatë Ramazanit: Ne shikojmë një ndryshim rrënjësor në vetet tona gjatë ditëve të para të Ramazanit – zgjohemi një orë përpara Sabahut, edhe nëse nuk jemi mësuar të zgjohemi aq herët gjatë ditëve të zakonshme. Falim 20 rekate teravi, kur më parë mezi falnim namazet sunete.

Lexojmë 10-20 faqe të Kur’anit çdo ditë, kur gjatë ditëve tjera mezi lexonim një faqe ose dy gjatë javës!

Cili është shkaku i kësaj shtyese të madhe? Ne mund të rezistojmë vetëm për pak ditë, më vonë humbim rrugën, kuptojmë që është shumë i vështirë dhe kthehemi nga e pika fillestare.

3. Mungesa e vazhdueshmërisë: Kur arrijmë në mesin e Ramazanit, programi ynë i rënduar fillon të na mundë dhe ikë nga duart; rutina jonë ditore e leximit të 10 faqeve Kur’an pas Sabahut nuk ekziston më; shkuarja në teravi shtyhet për natën tjetër; zgjimi për namaz nate është zëvendësuar me zgjimin pak para Sabahut për syfyr; kështu, ne humbëm vazhdueshmërinë, kur ajo na duhej mësë shumti.

4. Mungesa e informacionit/diturisë: Mos-kalitja e veteve tona me dije praktike për Ramazanin model është faktor madhor në të pasjen një Ramazani të shoqëruar me ndjenjë faji. Mungesa e të kuptuarit të vlerave të Ramazanit dhe moskuptimi i përbërësve psikologjik, fizik dhe emocional për të patur një Ramazan të plotë, është një tjetër faktor që ndikon në këtë proces.

5. Mungesa e mbështetjes së komunitetit: Ramazani shikohet si një betejë personale për secilin prej nesh. Asnjë nuk flet për eksperiencat e tyre shpirtërore dhe sa kanë arritur ta mbajnë vendosmërinë e tyre gjatë Ramazanit.

Nuk ka shumë vend për mbështetje apo diskutim grupi – vetëm unë, vetja ime dhe unë.

6. Mungesa e menaxhimit të kohës: “Menaxhimi i kohës?

Çfarë është menaxhimi i kohës? Ah, e keni fjalën kur supozohet për të vendosur punë të caktuara në kohë të caktuar… Çfarë po thua, vëlla? Ky Ramazan është ndryshe, gjërat janë ndryshe në Ramazan. Do ishte mrekulli nëse do gjenim kohë për të fjetur…” Nuk ka nevojë për koment.

7. Mungesa e menaxhimit të energjisë: Dieta dhe gjumi shihen të jenë humbjet e para gjatë Ramazanit – nuk hajmë, nuk flejmë siç duhet; kështu, nuk mund të funksionojmë siç duhet dhe biem pre e Ramazanit të shoqëruar me ndjenjë faji.

8. Mungesa e formës së mirë fizike: “A jeni i çmendur?! Formë e mirë fizike në Ramazan?! Nga cili planet vjen, vëlla?!” Jo, nuk jam i çmendur. Forma e mirë fizike është e mundur në Ramazan dhe në fakt, do e argumentojmë se kjo pikë është e rëndësishme gjithashtu.

9. Mungesa e lidhjes shpirtërore: Ah, thelbi i Ramazanit – zhvillimi i anës tonë shpirtërore dhe devotshmërisë ndaj Allahut të Lartësuar. Në njëfarë mënyre, ne harrojmë se Ramazani është koha e ripërtëritjes shpirtërore. Ne humbim vetvetet tona në gjysmën e Ramazanit, e gjëja e radhës që mësojmë është, marrja e rrugës drejt një Ramazani të shoqëruar me ndjenjë faji.

10. Mungesa e trajnimit: Ne nuk planifikojmë për Ramazan, ne trajnohemi për Ramazan. Ramazani është arena e besimtarëve, një mundësi për të dhënë më të mirën tonë dhe korrur të mirat, por kjo ka nevojë për trajnim gjatë gjithë vitit. Sikurse një atlet olimpik do ju thonte, ju nevojitet të praktikoni për xhiron e plotë, jo vetëm të paraqiteni në garë dhe të prisni të fitoni!

E di që i kam përgjithësuar gjërat dhe ndoshta 10 arsyet e përmendura mësipër nuk ju përkasin juve, por dua t’ju kërkoj nëpërmjet memorieve dhe eksperiencave të Ramazanit të pyesni veten tuaj, nëse ndonjëra nga 10 arsyet e sipërpërmendura ishte shkaktare kryesore në pasjen e një Ramazani të pasuksesshëm.

Lajmi i mirë

Kemi një lajm të mirë! Nëse ndonjë nga arsyet e mësipërme ishte e vërtetë për ty, ti nuk je i vetëm! Miliona muslimanë rreth botës përballen me të tilla kurthe dhe kanë probleme të ngjashme. Ti nuk je i vetëm dhe zgjidhjen e kemi.

Ndaluni për pak çaste! Dua të ndalemi për pak çaste dhe të mendojmë me vetet tona. Pse po flasim rreth kësaj teme? Cila është rëndësia e të paturit një tjetër Ramazani të rëndomtë dhe shpresimit për më të mirën në Botën tjetër?

Supozojmë se ju është dhënë mundësia që një muaj ta kaloni në një minierë ari dhe ajo që do arrini të nxirrni prej saj është bakër. A nuk do ndiheshit të zhgënjyer, ndoshta budallenj? Kjo është simbolika për ato të cilët hyjnë në muajin e Ramazanit dhe marrin shumë pak prej tij.

Ramazani është plot me pasuri të stërmëdha shpirtërore, thesare mirësie dhe shpërblime të dhëna për ne në një pjatë të artë dhe gjithçka që na kërkohet, janë disa përpjekje nga ana jonë. Në fakt, Allahu i Lartësuar e bëri aq të lehtë për ne, saqë i burgosi shejtanët për të mos na shqetësuar me përshpëritjet e tyre në veshë dhe për të na ndaluar që të kemi një Ramazan sa më të arrirë. Çfarë dëshironi më shumë?

Le t’i hedhim një shikim dhe të mendojmë në nivel Ummeti: Si një bashkësi, a jemi të lumtur me mënyrën sesi po e kalojmë pjesën më të madhe të Ramazanit? Për të qenë të sinqertë, është pak e sikletshme gjendja që ne muslimanët kalojmë për Ramazan; bëhemi jo produktivë dhe përtacë, dyqanet dhe bizneset tona mbyllen gjatë ditës dhe “çmenden” gjatë natës. Ramazani është keqkuptuar, duke u bërë muaji i blerjeve në netët e vona dhe fjetjes gjatë gjithë ditës.

Vërtetë, ne kemi abuzuar me mesazhin e këtij muaji të bekuar, kështu që jo muslimanët filluan të krijonin përshtypje negative për këtë muaj – një formë jo e mirë e ftesës në Islam. Allahu i Lartësuar na faltë!


Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button