Dasmat dibrane sillen deri në 10 mijë euro

Dibra si qytet i vogël ka ritet dhe zakonet specifike, me një histori të gjatë shekullore ne kuptimin e saj tradicional që ngërthen në vetvete disa tipare dhe modele rituale të këtij vendi. Kur bëhet fjalë për ritet familjare si syneti, fejesat, martesat, të gjithë këto duhet të kenë një nivel më bashkëkohor me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur , kryesisht familjaret e ngushtë. 

Më parë  dasmat në Dibër bëheshin në shtëpi dhe zgjatnin 7 ditë, por tani janë mënjanuar shumë zakone, ndoshta  shumica edhe e vlerëson këtë çështje si  diçka pozitive sepse ishte traditë e rëndë  dhe e lodhshme për njerëzit ? shtëpisë por edhe për farefisin dhe më gjerë. Tanimë të gjitha kremtet familjare bëhen nëpër lokale , restorante të shumta luksoze në qytetin tonë. 

Mesatarisht për një ditë bëhen nga 5 deri në 6 dasma, më së shumti martesa dhe synete. Marrë në përgjithësi gjatë tre mujorit të verës mbahen nga 300-400 dasma duke futur këtu të gjithë rajonin e Dibrës dhe Qendrën e Zhupës. Përveç dasmës familjarët duhet të mendojnë edhe për teshat e nuses që kushtojnë afër 3000 euro si dhe sendet e arit që vlerësuar mesatarisht sillen deri në 2500 euro. Marrë në përgjithësi një dasmë dibrane kushton rreth 10 mijë euro .

Sipas Kreshnik Camit  pronar i lokalit ,, Penestia,, një natë për 400 persona kushton prej 2000-3000 euro,  dhe e gjithë menyja varet nga  ushqimi i porositur nga ana e kryefamiljarit. Në anën tjetër edhe të afërmit ? tjerë janë të obliguar të blejnë stoli ari për nusen , kanë apo nuk kanë para. Dhurata duhet të jetë ? çmuar me qëllim që të tregohet para të gjithëve. Dasmat në Dibër japin edhe dinamikë nëpër lagje të ndryshme, buçet muzika dhe daullet por nuk mungojnë edhe të shtënat nga gëzimi i madh. 

Kjo është periudhë kur rajoni ynë merr pamjen e Dibrës së dikurshme, shprehet Gëzime M. dibrane  cila jeton dhe punon në Amerikë. Kam ardhur në vendlindjen time sepse atje ku jemi na mungojnë dasmat e Dibrës, kemi mall dhe duam të jemi bashkë në këto ceremoni familjare. 

Ndërkaq këtë gjallëri e shikojmë edhe nëpër qytet sidomos kur janë kremtet e synetit, fëmijët shëtisin nëpër qytet me vetura dhe këndojnë këngë të ndryshme. Kjo kënaqësi dhe dinamikë do tl vijon  deri në fund të muajit gusht. Pastaj do të mbizotërojë heshtja,frekuencë më ? vogël e veturave, shumë më pak rini, më pak njerëz….. deri në verën tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button