Në hapësirat e Komunës Dibër u mbajt takim për Radikën

Një ndër temat më të diskutuara në Dibër, Shqipëri, por edhe më gjërë, është ajo e projektit të hidrocentralit mbi Fushën e Lukovës, ku mes tjerash parashikohet edhe devijimi i Radikës nga rrjedha natyrore e saj. Kjo temë ka prekur edhe ambientalistët më të mëdhenj evropianë, që kohë më parë mundësuan që në magazinën më të madhe të Evropës, Der Spiegel, ti kushtohej një shkrim Radikës dhe Parkut të Mavrovës.

Shoqatat e ndryshme dibrane dhe nga Reka e Epërme të nxitura nga publikimi i javëve të kaluara të dokumenteve në faqen e internetit të “Ministrisë së mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor: “Njoftim për qëllimin – Fusha e Lukovës” dhe “Përcaktimi i vëllimit të punëve – Fusha e Lukovës”, përmes të cilëve bëhet i qartë qëllimi i ELEM-it për të vazhduar aktivitetet e mëtejme në Parkun e Mavrovës dhe Fushës së Lukovës, në bazë edhe të premtimit elektorale të VMRO-së; ka irrituar ekologjistët por në përgjithësi edhe dibranët që duan të ruajnë lumin e Radikës.

 

Vendimet e nxjerra nga takimi në komunën Dibër

Pranë komunës së Dibrës, nga takimi mes këshillit komunal të udhëhequr nga Bashkim Mashkulli dhe ekologjistëve të ndryshëm, u sollën këta vendime:

1. Më 23 gusht 2014 do të organizohet një piknik-vizitë zonës së Fushës së Lukovës (udhëtimi është individual prej Dibre dhe prej zonës së Rekës, ndërsa nisja prej Dibre do të jetë në orën 9.00);
2. Më 26 gusht 2014, “Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit” në Dibër, së bashku me Kryqin e Kuq Komunal në Dibër, do të organizojnë fushatë për dhurim të gjakut me moton “Dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë – nuk e japim Radikën për të shpëtuar shumë jetë” (në kafeterine “Liburn” në Dibër)

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që do të organizohen bashkërisht nga banorët e Dibrës dhe Rekës për të shpëtuar Parkun Kombëtar “Mavrova” dhe lumin Radika. Duke pasur parasysh rëndësinë jetike të lumit Radika për këtë zonë, pritet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe OJQ-ve dhe angazhim i tyre i drejtpërdrejtë. Në takim kishte edhe përfaqësues nga OSBE.
“Me këto aktivitete do çrënjosim politikat anti-shqiptare dhe anti-dibrane të projektuar shumë dekada, pasi Radika njëherë është marrë edhe në vitet 60-ta të shekullit të kaluar.” – tha mes tjerash për Portalb, kryekëshilltari i Dibrës, Bashkim Mashkulli.

Lajme të ngjashme

Back to top button