Nënshkruhet marrëveshje për furnizimin me ujë të Lubotenit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi të mërkurën nënshkroi Marrëveshje me kryetarin e komunës së Butelit, Petre Latinovski për mbështetje financiare të projektit “Furnizimi me ujë, ndërhyrje në tubacionin përçues dhe filtër në ujësjellësin në fshatin Luboten”, në vlerë prej tre milionë denarëve.

Investimi i përgjithshëm i projektit është 15.000.000 denarë me ç’rast Ministria e Mjedisit Jetësor do të vazhdojë me bashkëfinancimin e tij. “Me realizimin e këtij projekti qytetarët e fshatit Luboten do të kenë ujë të pijshëm cilësor dhe të shëndetshëm me çka do të zgjidhet problemi i tyre disa dekadësh”, kumtoi Ministria.

Marrëveshja është nënshkruar në bazë të Programit për investim në mjedisin jetësor dhe Konkursin për sistemimin e mjeteve për financim dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të shumta nga fusha e mjedisit jetësor për vitin 2014.

VERZIONI DESKTOP