Ja sa para SHBA ndan për Ballkanin dhe Maqedoninë

Rreth 12.8 milionë dollarë në formë të ndihmës financiare për Maqedoninë ka kërkuar administrata e Barack Obamas në buxhetin amerikan për vitin 2015.

Sipas të dhënave të ndihmës së planifikuar financiare që SHBA e mendon ta ndajë për shtetet e huaja, kurse ishte publikuar në faqen zyrtare të “Foreign assistance”, Maqedonia do të marrë një prej pjesëve më të mëdha të këtyre parave, edhe atë rreth 35%, para të cilat do t’i fitojë për mbështetjen e sektorit qytetar dhe OJQ-ve në Maqedoni.

Paratë do të shpërndahen nëpërmjet Agjencisë amerikane për ndihmë dhe zhvillim (USAID).

Qeveria e SHBA-ve planifikon ndihmë të sektorit joqeveritar në Maqedoni gati një dekadë të tërë, kurse nga viti 2010 thuajse çdo vit ndahen rreth 4 milionë dollarë.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015, si ndihmë financiare për demokracinë në Maqedoni janë planifikuar gjithsej 45 milionë dollarë. Thuajse kaq para janë ndarë edhe për mbrojtjen.

Deri në vitin 2013, SHBA i ka ndarë Maqedonisë para në sektorët tjerë si zhvillim ekonomik, arsim etj.

Maqedonia futet në mesin e top-10 vendeve evropiane që kërkojnë më së shumti ndihmë. Për vitin 2015 në Evropë më së shumti para pritet të fitojë Ukraina rreth 94.2 milionë dollarë, e dyta është Gjeorgjia me rreth 55 milionë dollarë dhe e treta Kosova me rreth 48.1 milionë dollarë, para të cilat duhet t’i harxhojë në zhvillimin e ekonomisë.

Pas këtyre shteteve pasojnë BeH, Armenia dhe Moldavia me shifra prej 20 deri 36 milionë dollarë, kurse Serbia, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Maqedonia do të fitojnë nga rreth 13 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button