Integrimi i Balkanit 

Integrimet euroatlantike tashmё janё shёndruar nё njё proces tejet primar nё kuadёr tё planformave politike tё elitёs politike në Ballkan.

Ajo qё ёshtё paradoksale ёshtё edhe vetё interpretimi qё e paraqesin akterёt politikё nё retorikёn e tyre pёr rёndësin e integrimit të shtetit pёrkatёs nё njёrёn anë ndërsa nga ana tjerët elementet qenёsore nuk janё tё realizuara pёr tё hyrё nё kёtё proces ndёrkombetarё siç janё:

1. Niveli i lartë korruptiv
2. Krimi i organizuar
3. Gjykata joprofesionale
4. Mungesё e kompromiseve poltike
5. Konflikte etnike etj.

Apsolutisht, për vendet në zhvillim dhe ato tё pazhvilluara, që proces integrues duhet tё jetё trajektorja kryesore e sidomos të atyre ballkanike.

Por, tё inkuadrohemi nё vija tё trasha pёr ta monituruar situatёn e procesit tё integrimeve nё BE tё vendeve tё Ballkanit, e ato që nuk janё nё BE shohim qё raportet e tyre çdo vitё janë “copy – past” si pasoj e problematikave tё njëjta, madje ministrit e integrimeve janё shёndëruar në ministi perkthimesh dhe takimesh të kota.

Tendeca kryesore ku dua tё pёrqendrohem ёshtё se tashmё duhet ndryshuar tereni strategjik, diplomatik dhe planifikimit politikisht nё tё gjitha vendet e ballkanit qё janё tё paintegruara, fillimisht duhet zbatur koncepti-mё i miri nё mahallё pёr tё qenё mё i miri nё qytet.

Padyshim qё Ballkani duhet ta ketё nё konsideratë modelin BENELUX, pse mos tё kemi njё model Ballkanlux, madje Ballkani do tё përfitoj mё shumё nga ky koncept se sa vetё vendet e BENELUXI-t duke pas parasysh edhe vet pozicionin gjeografit dhe gjeopolitik.

Tashmё dihet qё Ballkani ёshtё njё tokё e vluar dhe uji i shuarjes padyshim duhet tё jetё fillimisht nё suzat ekonomike dhe kulturore ashtu siç u krijua edhe BE-ja në fillimet e saj me krijim tё njё tregu tё pёrbashkёt dhe bashkëpunimit kulturor e qё nё fakt rezultoi nё korniza mё tё mёdhaja konfederative.

E vetmja zgjidhje ёshtё që Ballkani duhet tё integrohet brenda vetes, tё fuqizohe,t tё rimёkёmbet mbrenda saj qё tё jetё mё komode nё BE.

Si duhet tё shtrohet vullneti i kopromisit ballkanik ?!

Padyshim atё e thash në nivele ekonimike; riaktivizimi i kanalit 8 transportues tё sherbimeve, mallrave, njerëzve ku fillon nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bullgaria. Ky kanal është tejet profitabil në të gjitha aspektet duke vazhduar me asociacionet sportive dhe kulturore, turistike ,thellimi i bashkpunimeve arsimor,admistrativ etj, nё kёtё mënyrё shtohet varshmёria mes interesash mes kombeve e qё nё fakt pёrfiton mё sё shumti shqiptari ku pёrafrimi i tyre veq se realizohet, ku bёhet theksimi i kombeve, kulturave, mentaliteteve, traditave etj.

Synimi im nuk ёshtё qё nga ky shkrim tё shpalos gjithё iden e integrimit të brendshёm të Ballkanik nё pёrceptime konfederative pёr tё arritur te ai i jashtёm duke pas parasysh se këtij koncepti i nevojitet mё shumё tretman shkencor dhe hapsirë kohore, ndoshta shumë kujt i duket utopike por edhe BENELUXI ishte dikur utopi sot ёshtё fuqi, ku me integrim tё brendshёm tё tyre vrapuan me hapa masovike drejt BE sё.

Lajme të ngjashme

Back to top button