Itali, përplasen dy avionë

Dy avionë ushtarakë italianë të modelit Tornado u përplasën në Askoli, gjatë një manovre. Mediat italiane bëjnë me dije se 4 ushtarakë, që fluturonin në këta avionë rezultojnë të zhdukur.

Nuk dihet nëse ata i kanë mbijetuar tragjedisë. Përplasja ndodhi në një lartësi prej 500 metrash. Pas përplasjes avionët ranë në një kodër në afërsi të Askolit. Rënia shkaktoi disa vatra zjarri në kodër.

Dëshmitarët thanë se nuk kishin parë parashuta, çka shton dyshimet se pilotët mund të kenë vdekur. Forcat zjarrfikëse po përpiqet të venë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Me shuarjen e flakëve pritet të nisin hetimet mbi shkaqet e përplasjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button