Papa parashikon vdekjen: Më kanë mbetur edhe dy-tri vite

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesko, për herë të parë ka folur rreth vdekjes së tij, por edhe mundësisë së tërheqjes në rast të problemeve shëndetësore.

Papa Françesko, gjatë një interviste me gazetarët duke u kthyer nga një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, siç raporton e përditshmja austriake “Esterah”, tha se tërheqja e paraardhësit të tij, Benedikti XVI, vitin e kaluar, “hapi dyert institucionale”.

Ai tha se, nëse një ditë nuk do të jetë në gjendje që të udhëheq Kishën Katolike, do të “lutet dhe do të veproj njëjtë si Benedikti”, transmeton Telegrafi.

“Ndoshta së shpejti do të jem tek Ati (Zoti)”, tha Papa duke buzëqeshur, ku më tej shtoi “më kanë mbetur edhe dy apo tre vjet, por ekziston mundësia që të dal më herët në pension”, tha Papa.

Argjentinasi 77-vjeçar u zgjodh si Papë i Kishës Katolike më 13 mars të vitit të kaluar, pasi paraardhësi i tij, Benedikti XVI, u tërhoq për shkak të moshës.

Lajme të ngjashme

Back to top button