12 milionë të huaj jetojnë ilegalisht në SHBA

Ardhja e dhjetëra-mijëra të miturve nga Amerika Qendrore, të cilët në bazë të ligjit të tanishëm kanë të drejtë të kërkojnë shqyrtimin e statusit të tyre, e ka ndërlikuar çështjen e imigracionit në SHBA. Fluksi i këtyre emigrantëve i ka rënduar objektet federale dhe ka alarmuar zyrtarët në disa shtete amerikane, ku janë vendosur ata.

Por Kongresi filloi një pushim pesë javësh pa miratuar fonde shtesë federale për sistemimin e fëmijëve emigrantë dhe pa miratuar ligjin për reformën e imigracionit, raporton VoA.

Demokratët kritikojnë refuzimin e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët për të votuar mbi një projektligj gjithëpërfshirës të reformës së imigracionit, i cili vitin e kaluar u miratua nga Senati.

Lajme të ngjashme

Back to top button