Vdekjet nga Ebola arrijnë në mbi 1200

Rastet e infektimeve me virusin Ebola janë rritur në 2240 duke përfshirë 1229 vdekje ka raportuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSh ka shtuar se po punon në programin e Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i sigurojë ushqim 1 milion njerëzve që jetojnë në zonën e rrezikuar nga Ebola në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

“Ushqimi është dërguar te pacientët në spitale dhe te njerëzit të mbajtur në karantinë që nuk janë në gjendje të largohen nga shtëpia për të marrë ushqimin. Furnizimi i rregullt i ushqimit është mjet i fuqishëm për të kufizuar lëvizjet e panevojshme”, ka njoftuar OBSh-ja

Lajme të ngjashme

Back to top button