Pështjellëz

Zemra ime
është zemra jote?
Kush m’i pasqyron mendimet?
Kush m’i sjell
këto pasione
pa rrënjë?
Pse veshja ime ndërron
ngjyra?
Çdo gjë është udhëkryq?
Pse shikon në mellë
shumë yje?
Vëlla, je ti
apo jam unë?
E këto duar kaq të ftohta
janë të atij?
Shikoj perëndimet
e një mizëri njerëzish
më udhëton në zemër.

 

Një përkujtim për poetin Frederico Garcia Lorka.

Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca (sq: Fredriko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros një Fshat në Granada një qytet në Spanjë dhe vdiq në 19 Gusht 1936 në Granda.
Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco.
Mendohet se Garsia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Garsia Lorkë-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button