Përnatë

Përnatë
provoj të vi tek ty,
me hapa breshke nisem
dhe gjithmonë mbetem në askund.
Këpucët e palustrosura nga qëmoti
gjithmonë më mbyten nga thërrmijat
ah ,kockat tarzale
që nata mi shkërrmoq gjithmonë.
Përnatë
kërkoj të gjejë oazën e tharë
në itineraret e kohës
që ta thith nga vetja mallin
dhe ta hedh në të.

Poezi nga Blerona Jakupi

Lajme të ngjashme

Back to top button