Numri i viktimave në Lindjen e Mesme

Njëri ndër rajonet më të pasura por edhe më konfliktuoze të botës është Lindja e Mesme. E ndodhur mes rezervave të mëdha të naftës, ky regjion ka qenë cak i interesave të ndryshme të superfuqive, ku edhe këta të fundit janë përplasur për interesa të ndryshme të tyre.

Në një studim për viktimat e Lindjes së Mesme, 1975-2014, kryer nga prestigjiozja Economist, shifrat e vrasjeve janë tragjike. Portalb ua sjell më poshtë të ndara dhe të sqaruara për secilin vend.

Libani gjatë viteve 1975-1990 ka pasur 100 000 viktima. Kjo ka ndodhur si pjesë e përbërjes multi-fetare të këtij shteti, ku krishterët, shiitët, sunitë dhe druzët përbëjnë pjesë të rëndësishme të Libanit. Gjatë luftës civile të viteve të lartashkruar, mezi u arrit deri te paqja, ku sot kryetari i parlamentit, kryeministri dhe presidenti janë të ndarë mes tre komuniteteve më të mëdha të vendit.

Siria udhëheqet nga një minoritet alevitësh, edhe pse popullsia e saj ka shumicë dërrmuese sunitësh. Gjatë vitit 1982 në Hama u vranë 20.000 sirianë pjesë të grupeve të Vëllezërve Muslimanë nga i ati i Bashar Al Asadit. Sot nga ky i fundit janë vrarë mbi 160.000 sirianë dhe mbi 2 milion janë shpërngulur jashtë shtetit. Larg është gjetja e paqjes në këtë shtet arab.

Iraku gjithashtu ka diversitet fetar dhe kulturor, ku si pasojë ka rezultuar fatale për të. Gjatë intervinimit amerikan (2004-2007) janë vrarë 93.000 arabë, ndërsa tragjike ka qenë edhe lufta e saj kundër Iranit (1986-1989) ku jetën humbën 100.000 veta. Sot vendi ndodhet gjithashtu në konflikt.

Algjeria është vendi që blen më shumë armatime nga Gjermania. Nga protestat kryesisht anti-qeveritare, në këtë pjesë të Afrikës janë vrarë 200.000 veta në vitet 1991-2002.

Sudani njihet një pjesë tjetër e trazuar e botës muslimane, ku së fundi u nda shteti në dy pjesë. Në Darfur gjatë vitevete 2003-2014, janë vrarë 300.000 persona. Këtu lufta kryesisht zhvillohet mes muslimanëve shumicë dhe kristianëve. Pavarësisht krijimit të shtetit të Sudanit Jugor, paqja në këtë pjesë të globit nuk gjendet akoma.

Egjipti ka pasur protesta anti-qeveritare dhe pro-qeveritare. Numri i vrasjeve është ivogël në krahasim me vendet tjera arabe, duke arritur në 3000 sosh.

Libinë e ish Gadafit dhe të periudhës së konsolidimit janë vrarë 30.000 veta. Edhe sot e kësaj dite në këtë shtet nuk gjendet stabiliteti./Portalb

*Shifrat e vrasjeve jane marrë nga Economist, UNHCR, Wikileaks.

Lajme të ngjashme

Back to top button