“Monstra”, të dënuarit vuajnë në kushte mizore në burgun e Prilepit

Kryetari i Këshillit organizativ të protestave kundër rastit “Monstra”, njëherit edhe familjari i të dënuarve me burg të përjetshëm Bedri Ajdari, ishte në vizitë në Manastir dhe Prilep.

Vizita u lejua nga gjykata të realizohet gjatë ditës së premte, me qëllim që të dështojë protesta.

Ai shprehet se familjarët e tyre ende mbahen në qeli të vogla në ta cilat mbahen të ndëshkuarit për prishje rendi në burg, dhe në të cilat nuk lejohet qëndrimi më shumë se 15 ditë.

“Ishim në vizitë dhe i pamë familjarët tonë. Ende vazhdonin të vuanin dënimin nëpër qelitë e vogla në të cilat nuk lejohet qëndrimi më shumë se 15 që shqiptohet si mas ndëshkimi për ata që prishin rendin, kurse familjarët tonë rrinë aty për më shumë se dy vite. Kjo është e tmerrshme më kërkuan tepih për të mbuluar lagështinë që mbizotëron në qeli”, tha për Portalb, Ajdari.

Ai shtoi se disa herë janë ankuar për kushtet e rënda me të cilat ballafaqohen familjarët e tyre mirëpo kërkesat dhe ankesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Kemi kërkuar kushte me të mira madje kemi kërkuar edhe që t’i sjellin në Shkup, por avokati mbrojtës na ka thënë që ajo është procedurë shumë e gjatë dhe se nuk do të realizohet. Në duhet të udhëtojmë deri në Prilep dhe Manastir për të kryer vizitë. Jemi ankuar edhe tek avokati i popullit por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shtoi Ajdari.

Ai tha se i fton politikanët dhe avokatin e popullit që vetëm një ditë të rrinë në ato qeli dhe të shohin se sa mund të qëndrojnë.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti bën të ditur për Portalb, se ingerencat e tij janë të intervenojë kur të burgosurit maltretohen dhe jo për kushtet.

“Unë mund të reagoj vetëm atëherë kur keqtrajtohen apo maltretohen në burgje të burgosurit, unë nuk kamë të drejtë të intervenoj për kushtet”, tha Memeti.

Ndërkaq Ajdari bën të ditur se protestat nuk do të ndalen dhe se ato do të vazhdojnë deri sa të zbatohet drejtësia në gjykata.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button