Nuk ka aktvendim nga shkalla e parë për rastin “Mostra”

Aktvendimi përfundimtar për rastin “Mostra” nuk është dorëzuar ende zyrtarisht. Dorëzimi sipas procedurës, bëhet brenda 60 ditëve nga shpallja e tij nga Gjykata. Kjo ka bërë që pala mbrojtëse të mos ngrejë procedurën e apelimit të verdiktit, në shkallën e dytë. Kështu sqaroi avokati mbrojtës Naser Raufi, i cili ritheksoi sot për ALSAT se pret më shumë profesionalizëm nga Gjykata e Apelit, transmeton Alsat.

Raufi i quan të pabaza dhe jo logjike dëshmitë e prezantuara nga prokurorja Geshkovska. Sipas tij, parregullsitë që kanë hasur si palë mbrojtëse gjatë shqyrtimit të lëndës dhe gjatë marrjes së vendimit nga Gjykata Themelore, janë të shumta, ndaj nëse Gjykata e Apelit veprom me profesionalizëm, ajo do t’i hedhë poshtë ato. Në rast të tillë, Rafufi thotë se nuk do të mjaftohet me fitimin e çështjes, por do të ngrejë procedura edhe ndaj Geshkovskës dhe Jankullovskës për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai shtoi se protestat që pasuan vendimin e Gjykatës Themelore janë dëshmi për një vendim joprofesional dhe të pabazuar në fakte. Sipas Raufit, Prokuroria fillimisht kishte akuzuar Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën, thjesht si pjesëmarrës në akt, ndërkohë që si autor të saj dyshoheshin vetëm Afrim Ismailoviqin dhe Alil Demirin, por më pas i përfshiu edhe ata si fajtorë për veprën e njëjtë penale. Raufi numëroi edhe shumë arsye të tjera, atë të marrjes së dëshmive në mungesë të tij, nxjerrin më vonë të dëshmitarit të mbrojtur, si dhe dëshmi të cilat pala mbrojtëse nuk ka qenë aspak në dijeni. Verdikti nga Gjykata Themelore u mor më 30 qershor, duke lënë në burg të përjetshëm 6 prej të ndaluarve, dy prej të cilëve në burg për vepër tjetër në Kosovë, ndërsa liroi nga akuza Sejdi Ramiun.

Lajme të ngjashme

Back to top button