10 citatet më të famshme të ekspertit Peter Scholl-Latour: Maqedonia rrezikon konfliktin

Gjermano-francezi, Latour, ishte shkrimtar, publicist dhe njëri ndër ekspertët më të njohur dhe më të vlerësuar  të Lindjes së Mesme. I shkolluar për shkencat politike në Sorbene të Francës, ai studioj edhe fenë Islame në Universitetin e Bejrutit, Liban. Vdiq në moshën 90 vjeçare para pak ditësh, duke humbur bota një udhëzues dhe njohës të konflikteve të ndryshme.

Është interesante që deri në fund të jetës ka qenë aktiv në mendimet e tij. Një ndër publikimet e fundit ishte edhe ajo mbi ushtarët e ISIS, duke thënë për tabloidin BILD, se “ushtarët e ISIS nuk kanë nevojë për naftë, pasi ata kanë të ardhura. Qëllimi i tyre është Meka dhe Medina.”
Redaksia e Portalb ua sjell sot 10 fjalitë më të spikatura të tij, që janë komentuar dhe diskutuar shumë. Më pas ju vetë mund ta vlerësoni figurëndhe idetë e tij.

 

► „Sot nuk ka më fitimtar lufte“ (2014)

► „Në vendet arabe zgjedhjet qëndrojnë mes diktaturës ushtarake dhe sheriatit.“ (2014)

►„Nuk duhet të frikësohemi nga fuqia e Islamit, por nga dobësimi i Perëndimit“ (2012)

►„Pranvera arabe është një iluzion. Diskutimet e saj shkojnë edhe më tej.“ (2012)

”Rusia ka plotësisht të drejtë në aneksimin e Krimesë, përderisa shumica e banorëve atje janë pro-rusë.” (2014)

►„Gjermania dhe Franca janë shtyllat e Evropës, nuk ka rrugë tjetër.“ (2010)

►„Me rrëzimin e Kullave Binjake përpara syve të gjithë njerëzve, u dëshmua se bota nuk ka dashuri për njerëzimin.“ (2001)

►„Pas kapitullimit të Sadam Husejnit, realisht nuk ka ndryshuar aspak Iraku. Situata e sotme me shumë sulme  vetëvrasëse mundet bile edhe më tepër ta keqësojë gjendjen. (2006)

„Assadi është siguri për Izraelin. Prej viteve 70-ta, Siria jo-zyrtarisht ka pranuar paqen në kufirin e saj me hebrenjtë. Me rrëzimin e Assadit, automatikisht afrohet edhe fundi i shtetit hebre.” (2014)

”Ndikimi turk nuk është marrë seriozisht në Ballkan. Ai është veçanërisht i theksuar tek vendet me popullsi myslimane si, Bosnja, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në të ardhmen, në këtë të fundit mund të kemi edhe përplasje mes myslimanëve shqiptarë dhe ortodoksëve sllavë.” (2010)

Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button