A i shpalli Llabënishta tradhëtarë Xhaferin dhe Besimin?

Lajm ekskluziv në disa media të kontrolluara nga Qeveria VMRO-BDI ishte “injorimi” që zëvendës ministry i mbrojtjes Arben Llabënishti u bëri Branitellave duke mos u përkulur para tyre. Ky “trim” që më herët tentonte me skenar të partisë të paraqitej edhe si i moralshëm, dha dorëheqje nga posti i deputetit pasi garoi dhe pastaj humbi në zgjedhjet zgjedhjet lokale në Strugë, por nuk hoqi dorë nga avancimi i tij në zëvendës ministër. Që atëherë nuk kishte dalë në zgjedhje të tjera për të larë turpin, por atë e hëngri me bukë dhe nuk i erdhi turp të mer postin e ri. Tani tentoi të shitet patriot se gjoja nuk ju përkulet Branitellave.

Një fjalë e urtë popullore thotë: më trego me kend rin, të tregoj kush je. Ky zotëri rin me Fatmir Besimin dhe Talat Xhaferin, ky i fundit ish komandanti i parë i UÇK-së që bashkë me atë të parin u përkulën para branitellave. Nëse akti i injorimit të Branitellave qenka patriotizëm, a do të thotë se përkulja para tyre është tradhëti. Atëherë, për tu pastruar nga fjala e urtë popullore Llabënishta duhet të na jep një përgjigje të pastër të gjithëve, a ishin shokët e tij Xhaferi dhe Besimi tradhëtarë që u përkulën para Branitellave? Jemi mësuar të shohim më herët edhe drama të tjera si ajo e Fatmir Besimit që u përkul para dëshmorëve në Sllupçan ku mori me vete edhe disa ushtarë shqiptarë me uniformë të ARM-së. Si e para që atëherë këta patriot nuk arritën që asnjë funksionarë maqedonas ta detyrojnë ta bëjë një gjë të tillë. E dyta, nëse ushtarët shqiptarë me uniformë i kishte sjellë Fatmir Besimi, përse nuk e dha të njëjtën komandë për ndonjë ushtarë maqedonas? Atëherë i bie që trimëria ju takon atyre ushtarëve shqiptarë. Po, po, vërtetë atyre të cilët më pas edhe u kërcënuan dhe ndoshta edhe u dënuan nga shtatmadhoria e ARM-së me masa disciplinore për çka ne ende nuk jemi të informuam nëse ka ndodhur kjo ose jo e as sdijmë për fatin e tyre. Zotëri Arben Llabënishta, çojeni trimërinë tuaj deri në fund dhe dilni e pranoni se shokët tuaj ishin tradhëtarë. Ju nuk ju frikësuat Nikolla Gruevskit, as ministrit tuaj të mbrojtjes, as shefit të ARM-së, besoj nuk do t’i frikësoheni Talat Xhaferit e Fatmir Besimit të cilët për dallim nga ju u frikësuan nga personat e lartë përmendur dhe u gjunjëzuan para Branitellave.

Lajme të ngjashme

Back to top button