Skena politike duhet të pastrohet nga kriminelët!

Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se kush e ka urdhëruar. Njerëzit që janë vrarë nuk kthehen më. Por do të ishte lehtësim i madh për familjarët e viktimave që janë vrarë për motive politike apo për motive të tjera, kur të marrin dënimin e merituar kushdo që ka urdhëruar vrasjen e tyre. Do të ishte edhe në të mirë të shtetit të Kosovës kur do të dalin para drejtësisë urdhërdhënësit dhe vrasësit, sepse sipas raportit të Williamsonit personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës janë zyrtarë të lartë të qeverisë, deputetë, ish deputetë, ministra dhe ish ministra dhe zyrtarë të lartë të partive politike.
Kemi me dhjetëra e qindra vrasje politike të pasluftës në Kosovë, kryesisht veprimtarë të LDK-së, ish pjesëtarë të UÇK-së, gazetarë, publicistë, intelektualë, poetë, shkrimtarë etj, dhe familjarët e këtyre viktimave presin drejtësi. Me që organet e drejtësisë së Kosovës dështuan ta zbardhin edhe një rast të vetëm, Gjykata Speciale mori përsipër t’i gjykoj edhe vrasjet e pasluftës. Bashkësia Ndërkombëtare nuk lejon ta fus në gjirin e saj një shtet që për udhëheqësh të shteti, ka njerëz që i kanë duart me gjak të atyre që i kanë konsideruar kundërshtar politikë apo pengesë për karrierën e tyre politike dhe interesat të ndryshme.
Unë qëndroj prapë në atë siç kam thënë gjithmonë, që prapa këtyre vrasjeve me motive politike qëndron organizata kriminale SHIK-u( Shërbimi Informativ i Kosovës) me në krye Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Adem Grabovci etj, po pa përjashtuar edhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin, sepse edhe ai është një ndër themeluesit e SHIK-ut dhe pa dijeninë e tij nuk besoj të ketë ndodhur ndonjë vrasje. Kështu që SHIK-u duhet ta paguaj barrën për krimet e ndodhura pas luftës, qoftë për motive politike, qoftë për arsye të tjera. Vetëm kur të dënohen përgjegjësit për krimet e pasluftës, pastrohet skena politike në Kosovë nga ata që i kanë duart me gjak dhe shteti kthehet në normalitetin e saj. Pëndryshe, e ardhmja e këtij shteti do të jetë tepër i zymtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button