Pasuria e deputetëve të rinj, disa me prona milionëshe, e disa pa kulm mbi kokë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me llogari të më lartë për transaksione, ndërsa bashkëshortja e tij ka blerë veturë. Pronë të patundshme me vlerë prej pothuajse gjysmë milionë eurosh, automobila luksozë, të ardhura nga qiratë, llogari me shuma të vogla në denarë, por me shuma të majme në deviza kanë paraqitur deputetët e përbërjes së re parlamentare. Një pjesë e tyre nuk kanë kulm mbi kokë, jetojnë vetëm nga rroga, në pronën e prindërve ose të familjes së afërt, por disa kanë blerë edhe vetura të reja. Ja ku ka ndryshime në gjendjen pronësore të deputetëve të vjetër dhe sa ja në të pasur deputetët e rinj:

Ali Ahmeti, deputet, kryetari i BDI-së:

Lideri i BDI-së, deputet aktual edhe në përbërjen e re parlamentare me fletë të re anketuese. Deputeti Ahmeti edhe më tej ka pronë modeste, por megjithatë ka ndryshime në gjendjen pronësore. Kështu, në llogarinë për transaksione ku më parë kishte paraqitur pothuajse 2.200 euro, tani ka pak më shumë se 12.000 euro. Në fletën anketuese më nuk figuron automobili Opel Astra i vitit 1998, por është paraqitur automobili i tipit Volksëagen Polo i viti 2010, në emër të bashkëshortes me vlerë prej shtatë mijë eurosh. Lideri i BDI-së përsëri ka paraqitur dy shtëpi, njëra për të cilën tani ka dhënë informatë se gjendet në Shkup, e vlerësuar në 150 mijë euro, nndërsa tjetra në Kërçovë me sipërfaqe prej 254 metër karorë është vlerësuar në 100 mijë euro. Në fletën pronësore edhe më tej është regjistruar tokë bujqësore në Shqipëri prej 700 m2 me vlerë prej 30.000 eurosh, por nuk ekziston parcela prej 153 eurosh në Kërçovë, e cila ishte e paraqitur në fletën e mëparshme anketuese.

Аrtan Grubi, deputet i BDI-së

Deputeti nga radhët e BDI-së si pronë personale posedon banesë prej 115 metrash katrorë në Shkup, me vlerë të paraqitur prej 100 mijë eurosh. Disponon me veturë të tipit Audi A6 me vlerë prej 20.000 еurosh dhe një veturë të tipi Citroen Ksara me vlerë prej tre mijë eurosh. Në fletën pronësore, Grubi ka paraqitur edhe llogari në denarë dhe në deviza ku ka rreth 20.300 euro dhe pak më shumë se 23.000 denarë. Prindërit e deputetit posedojnë pronë në vlerë prej 70.000 еurosh, ndërsa pronë me vlerë të njëjtë ka edhe vëllau i tij. Prona e Grubit dhe familjes së tij të ngushtë gjendet në Shkup.

Ramiz Merko, deputet i BDI-së

Deputeti nga radhët e BDI-së, ish-kryetar i komunës së Strugës, gjykuar sipas të dhënave nga fleta anketuese, vlen si një nga funksionarët më të pasur nga radhët e partisë së tij. Në emrin e tij personal ka shtëpi, tokë bujqësore, pyll, hapësirë afariste, automobila. Deputeti Merko ka deklaruar se në Strugë posedon hapësirë afariste në vlerë prej afër 280 mijë eurosh, shtëpi me sipërfaqe prej 400 metrash katrorë, me vlerë të paraqitur prej pothuajse 200 mijë eurosh, tokë bujqësore me vlerë prej 48 mijë eurosh, pyll me vlerë prej pothuajse 12.000 eurosh. Deputeti Merko posedon automobil të tipit Mercedes 200, ndërsa vetura kanë edhe fëmijët e tij. Kështu në emrin e tyre ka paraqitur dy automobila, xhip Tojota R-2 dhe Golf 5. Deputeti i ka të dhëna edhe 60.000 euro si hua, ndërsa nga qiraja ka të ardhura vjetore prej 9.500 eurosh në vit.

Hazbi Lika, deputet i BDI-së

Jeton nga rroga dhe nuk posedon pronë të patundshme në emrin personal, shkruan në fletën anketuese të deputetit nga radhët e BDI-së, Hazbi Lika. Si pronë të tijën personale, ai e ka paraqitur veturën Ford Fiesta me vlerë prej 8.000 eurosh, rrogën mujore prej 55.000 denarësh dhe kredinë në vlerë prej 54.000 eurosh. Prona tjetër që është regjistruar në fletën anketuese të Likës është në emrin e familjarëve të tij të afërt. Kështu, prindërit e tij në Tetovë posedojnë shtëpi me oborr, me vlerë prej 200 mijë eurosh dhe hapësirë afariste prej 170 mijë eurosh. Vëllai i deputeti Lika posedon tokë bujqësore me vlerë të përgjithshme të paraqitur prej 75.000 еurosh dhe dy automobila me vlerë prej 8.000 еurosh. Lika e ka paraqitur edhe firmën “Lika-Kompani”, por në fletën anketuese nuk ka dhënë informata për pronësinë e firmës. Bashkëshortja e deputetit Lika ka të ardhura prej 30.000 denarësh në muaj.

Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së:

Te deputeti i ri – i vjetër nga radhët e PDSH-së, Bekim Fazliu, sipas fletës anketuese nuk ka ndryshime në gjendjen pronësore. Kështu, deputeti Fazliu edhe më tej nuk ka llogari bankare, të ardhura të paraqitura mujore, kulm të vetin mbi kokë. Sipas të dhënave që janë në dispozicion, si pronë të veten, ka vetëm një veturë të tipit Audi A4 me vlerë prej 5.000 еurosh. Fazliu, sipas fletës anketuese ka paraqitur pronë të përbashkët, shtëpi në Kondovë prej 140 metrash katrorë me vlerë prej 70.000 еurosh, të fituar me trashëgimi, dhe tokë bujqësore me vlerë të paraqitur prej 50.000 еurosh, si pronë e prindërve.

Ernad Fejzullau, deputet i PDSH-së:

Sipas fletës anketuese, ky deputet nga radhët e PDSH-së është njëri nga më pak të pasurit – as ai e as ndonjë nga familja e tij e ngushtë nuk posedojnë ndonjë pronë të patundshme. Kështu, Fejzullau ka paraqitur një automobil me vlerë prej pothuajse 3.000 еurosh, por me pronësi të panjohur dhe dy llogari bankare, një llogari në denarë me 15.800 еuro dhe një tjetër për të cilën nuk ka të dhëna për sasinë e mjeteve financiare.

Mirsada Emini Asani, deputet e RDK-së

Kjo deputet nga radhët e partive politike shqiptare, e cila edhe pëkurndër vendimit partiak të RDK-së për ta bojkotuar Kuvendin, e pranoi mandatin e deputetes, nuk posedon pronë personale e as llogari bankare. Kështu, në fletën e re anketuese, Asani ka paraqitur dy shtëpi në emrin e prindërve në fshatin Çegran, në Gostivar, me vlerë të përgjithshme prej pothuajse 180.000 mijë eurosh dhe tokë me vlerë prej 40 mijë eurosh. Deputetja, Asani nuk posedon veturë, por në emrin e bashkëshortit të saj ka paraqitur veturë të tipit Volksëagen Golf me vlerë prej pothuajse 2.500 еurosh. Në fletën anketuese të deputetes nuk ka të dhëna për të ardhurat mujore ose për llogari bankare. Pa verifikimit të mandatit si deputete, Asani tha se ka vendosur të bëhet deputete që të mos i tradhtojë votuesit e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button