Eskalon situata në Ukrainë: Sulmohet konvoj ushtarak rus

Situata emergjente në Ukrainë ka marrë dimensione të reja. Pas sulmeve të vazhdueshme mes ushtrisë ukrainase dhe militantëve rusë në Ukrainën Lindore, sot bëhet e ditur se ushtria ukrainase ka sulmuar konvoin ushtarak rus në territorin e saj.

Rusia ka dashur të dërgojë ndihma të mëdha humanitare në popullsinë ruse të krahinave të dëmtuara nga konfliktet, por qeveria e Poroshenkos ka akuzuar Rusinë, që përmes tyre dëshiron të dërgojë armatime te minoriteti rus.

Sipas medieve ndërkombëtare, bëhet e ditur se shumica e kamionëve janë shkatërruar nga ushtria ukrainase. Edhe ministri gjerman i jashtëm, Frank Steinmeier dhe shefi i Natos, Rasmusen, flasin për një keqësim të situatës duke e akuzuar edhe Putinin për shkeljen e integritetit ukrainas.

Konflikti i tillë mund të shtyjë ushtrinë ruse që përveç Krimesë, të marrë edhe territorin e lindjes në Ukrainë, ku edhe do përshkallëzonte dhunën në rajon.

Rusia ndalon importin e makinave të jashtme

Të gjithë funksionarët e lartë rusë, por edhe punonjësit e administratës ruse, nuk do mundet të blejnë makina të prodhimit të jashtëm. Kjo don të thotë se makinat e tyre të preferuara, si Mercedes, BMW, Renault, dhe Audi, do duhet ti ndryshojnë me Ladën ruse. Vendimi i rëndë rus, erdhi si pasojë e ndëshkimve tjera ekonomike nga ana e perëndimit.

Një funksionar rus, u shpreh se ky është një vendim i drejtë edhepse në dukje i vështirë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button