Recension: Të gjithë do të vdisni, dikush më vonë, dikush tani!

Qëllimi i fshehtë për censurë të një vepre artistike mund të zbulohet, bile edhe gjatë leximit më sipërfaqësor të tekstit të publikuar. Në vend që të gjurmojë pas arsyeve që e kanë inicuar krijimin e veprës, autori i tekstit gjurmon pas mënyrave me të cilat vepra e vendosur, më së lehti dhe më së shpejti do të hiqej nga sipërfaqet publike. Me këtë rast, si përfundim, është përmendur shembulli i një vepre artistike që tashmë është censuruar.

?????????: ???? ?? ??????, ????? ?????, ????? ????!Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë do të vdisni, dikush më vonë, dikush tani!

Data dhe koha e publikimit: 17.09.2013

Data e recensionit: 18.09.2013

Recensues: ?oni Dimkov

Vërtetësia: Faktet e përdorura në artikull janë të sakta dhe të vërteta. Nuk ka tentim për shrembërim të vërtetësisë së tyre, por dyshim mund të shkaktojë përzgjedhja e njëanshme e qytetarëve “të shqetësuar”, reagimet e të cilëve janë shkak për publikimin e tekstit.

Burimet e informatave: Janë shfrytëzuar më tepër burime për përgatitjen e tekstit, si qytetarë, Qyteti i Shkupit, një kompani marketingu, ekspertë anonimë të marketingut, ndërsa një pjesë e informatave janë marrë nga portalet e vendit. Burimi që mungon në artikull, e emri dhe mbiemri i të cilit janë publikuar, është artisti që e ka krijuar veprën artistike që ka arritur t’i “shqetësojë” qytetarët.

Përmbajtësia: Përmbajtja e tekstit është e orientuar në atë drejtim që i zbulon simptomet për qëllimin e mundshëm të censurimit të kësaj vepre artistike. Në hyrje të tekstit janë përdorur një pjesë e porosive që vepra ua përcjell shikuesve, janë shënuar titulli dhe autori i veprës, por mungojnë informata për kontekstin në të cilin është krijuar vepra. Në vend që të bëhet analizë e veprës në aspekt artistik, janë transmetuar sqarime që janë publikuar në një pjesë të portaleve të vendit, sipas të cilave “projekti është vendosur në hapësirat publike të qytetit me rastin e Ditës së pavarësisë” dhe se “paraqet kritikë artistike të parametrave kryesorë të shtetësisë dhe të pavarësisë”. Nëse autori kishte qëllim të sinqertë sa i përket veprës artistike shumë lehtë ka mundur ta zbulojë edhe atë se artisti Velimir Zhernovski me këtë projekt “nxit kritikë ndaj dhunës si produkt i socializimit nacionalist, maskulinist dhe normativ. Kritika e nacionalizmit dhe logjika e tij maskuliniste, njëkohësisht bëhet edhe kritikë e kërkimit të rrënjëve në antikën e largët”. Ky citat nga portfolioja e artistit nuk është publikuar në artikull, por, me gjasë i zbulon shkaqet për “shqetësim” të qytetarëve dhe dëshirën që vepra artistike sa më parë të hiqet nga sipërfaqet publike.

Anshmëria: Artikulli përmban gjoja një “brengë për ndjenjat” e qytetarëve. Janë shfrytëzuar vetëm deklarata të qytetarëve të cilët “nuk e kanë të qartë se çka ka dashur të thotë autori” dhe të cilët, porositë e projektit i përjetojnë si “shqetësuese” dhe “ofenduese”.

Origjinaliteti/Plagjiatura: ?utori i tekstit është shënuar me iniciale, por teksti është publikuar si vepër origjinale.

Kualiteti i titullit: Si titull i tekstit është përdorur njëra nga porositë me të cilat artisti dëshiron të shkaktojë reagim, t’i nxisë qytetarët që të mendojnë. Kreativiteti i titullit vjen me kreativitetin e artistit, por për lexuesit mbetet e paqartë se për çka bëhet fjalë në tekst. Ka një tentim që titulli të shkaktojë edhe senzacion te lexuesit.

Fotografia: Fotografia është autentike dhe në të është paraqitur billbordi me porosinë e cila është përdorur për titullin e tekstit. Në fotografi është shënuar autorësia.

Gjuha e urrejtjes: Artikulli në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk nxit dhunë, por, me shembullin që e jep për veprën artistike që tashmë është larguar nga billbordi për një projekt tjetër, orienton drejt asaj se çka mund të ndodhë me porositë “shqetësuese”. Autori i tekstit nuk sqaron se vepra artistike nga shembulli i dhënë është larguar në mënyrë të dhunshme, se është bërë një censurë klasike dhe dhunë mbi të drejtën për liri të të menduarit, liri të të shprehurit dhe autonomi të veprës artistike. Autorët e aktit të dhunës mbetën të panjohur.

Përfundimi: Billbordet si medie u bënë shumë atraktive për veprim artistik. Mu momenti i hutisë se a bëhet fjalë për shpallje komerciale apo në billbord janë vendosur porosi në ndonjë kontekst tjetër është sfidë për artistët. Duke pasur parasysh faktin se billbordet janë vendosur në hapësirë publike, mundësia që porosia e tyre të arrijë deri te shikimi i qytetarëve është e madhe. Në situatat e këtilla, gazetari duhet të jetë urë ndërmjet artistëve dhe publikut, të sqarojë se për çka bëhet fjalë, e jo të reagojë si qytetar i “shqetësuar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button