Ahmeti uron Erdoganin për fitoren

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

“Jam i bindur që vullnetin dhe përcaktimin demokratik të popullit turk në zgjedhje të lira dhe demokratike do ta materializoni në mirëqenie të qytetarëve të Turqisë, por edhe për avancim të marrëdhënieve të mira me vendet mike.

Komuniteti i madh i qytetarëve të Turqisë me prejardhje shqiptare paraqet një urë lidhesë midis vendeve tona, andaj dhe jam i sigurt që këto ura lidhëse do të përforcohen me rolin tuaj të ri si President i parë i Turqisë i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nëpërmjet të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

Juve dhe familjes tuaj ju uroj shëndet dhe mbarësi në detyrën tuaj të re të cilën jam i sigurt që do ta kryeni me përpikshmëri dhe në përputhje me pritjet e mëdha të qytetarëve të Turqisë si dhe miqve të vendit tuaj, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne”, thuhet në Urimin e BDI-së drejtuar presidentit Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button