Davutoglu pritet të zëvendësoj Erdoganin

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu supozohet të bëhet kryeministër dhe kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), pasi një prej këshilltarëve të tij më të ngushtë u emërua Këshilltar i Kryeministrit.

Emërimi i Ali Sarıkaya si këshilltar kryesor i kryeministrit tregon se Davutoglu ka të ngjarë të marrë përsipër postin e kryeministrit nga Rexhep Tajip Erdogan, i cili të dielën u zgjodh si presidenti i 12-të i Turqisë, transmeton Mesazhi.

Presidenti i zgjedhur Erdogan, i cili pritet të japë dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër pasi mori rolin e ri, pritet të zëvendësohet në kuvendin e ardhshëm të përgjithshëm të planifikuar për 27 gusht. Davutoglu, i cili vetë ka shërbyer si këshilltari kryesor i kryeministrit Erdogan përpara se të bëhej ministër i jashtëm në vitin 2009, tani është i preferuari kryesir për kryeminisër.

Në mesin e emrave të tjerë të përmendur nga ekspertët dhe analistët si zëvendësime të mundshme për Erdoganin, kanë qenë Zëvendës Kryeministri Bulent Arinç dhe zëvendëskryetar i AKP Numan Kurtulmus.

Lajme të ngjashme

Back to top button